Politike

"Duket sikur gabimi është tek PD"/ Boçi: Po partitë e reja pse nuk morën shumicën

Boçi theksoi se pavarësisht angazhimit të çdo drejtuesi politik, rezultati u ndikua nga faktorë të jashtëm politikës.

19 Qershor 2025, 21:52 Nga E. D
"Duket sikur gabimi është tek PD"/ Boçi: Po
Luçiano Boçi

TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka folur për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit dhe veçanërisht për qarkun e Elbasanit, ku ka vepruar gjatë përpara se të vendosej si drejtues politik në Shkodër. I ftuar në studion e emisionit “Log.” në News24, Boçi theksoi se pavarësisht angazhimit të çdo drejtuesi politik, rezultati u ndikua nga faktorë të jashtëm politikës.

"Vjedhja nuk është në kuptimësinë e drejtë kur e përdorim për proceset zgjedhore, përfshin grabitjen, ndryshimin e vullnetit. Për regjistër politik përdoret vjedhje. Nuk është vjedhje, është grabitje. Bëj një llogaritje sa është shtuar administrata. Pastaj sa iu thuhet ti do sjellësh 10 votues nga jashtë. Është dyfishuar. Mënyra si u soll. Nuk ka zgjedhje, është ilustrim. Duhet prishur ky sistem.

Nuk ka votë. Gjuha është shumë interesante. Mund ta devijosh ku të duash. Nga e mira mund të bësh të keqen. Nuk duhet të jemi mjeshtër të fjalës. Në jetën politike, mediatike, nuk e kemi sfidën me fjalën. Por e kemi me të vërtetën është devijuar gjithçka, sa bukur e tha. Sa bukur e shau. Unë po them te faktet. Nuk e kam personale. Mënyra si transmetohet çka ndodh në Shqipëri. Relativizohet e keqja.

Duket sikur gabimi është tek PD. Dakord PD-ja humbi. Por partitë e reja pse nuk morën shumicën meqë PD-ja është këtu. Është industria që nuk e lë partinë e re, opozitare që të marrë atë që i takon në ndeshjen zgjedhore. Shteti që kujdeset për mbarëvajtjen e votës është në njërën anë. Nëse me këtë industri shkojmë në zgjedhje lokale, normal PS-ja mund të marrë të gjitha bashkitë," tha Luçiano Boçi.

luçiano boçi

Sondazh

Poll