Politike

"Kryebashkiaku i thotë më nxirr nga burgu!" Noka: Rama i kërkon Veliajt të japë dorëheqjen

Noka theksoi se Veliaj i ka kërkuar Ramës që ta nxjerrë nga qelia.

19 Qershor 2025, 22:50 Nga M.B
"Kryebashkiaku i thotë më nxirr nga burgu!" Noka: Rama i
Flamur Noka

TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka tha sot se kryeministri Edi Rama i ka dërguar sot kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt fjalë në burg që të japë dorëheqjen, por ai nuk pranon. I ftuar në emisionin “Drejt”, Noka theksoi se Veliaj i ka kërkuar Ramës që ta nxjerrë nga qelia. Ai shtoi se teorikisht Rama mund ta shkarkojë, por Veliaj thotë në burg “karma” sepse do të kthehet.

"Rama i ka çuar sot Veliajt fjalë në burg. Pasi e burgosi vetë për rrobat e gruas, jo për inceneratorin. Pasi e burgosi i thotë jep dorëheqjen që të fus në zgjedhje Tiranën me gjithë këto bashkitë që u ka futur deputetë kryetarët. Po vazhdon që t’i bëjë presion në burg Veliajt.

Veliaj i thotë “jo”, më nxirr nga burgu që të jap dorëheqjen. Teorikisht Rama mund ta shkarkojë, por Veliaj thotë në burg “karma” sepse do të kthehet. Kjo tregon se Rama të burgos dhe të nxjerr nga burgu. Merre pastaj Task-Forcën e SPAK-ut dhe pi lëngun se drejtësia është në duart e Ramës", tha Noka.

flamur noka

Sondazh

Poll