Politike

Tensionet në Lindjen e Mesme, ambasadorja izraelite: Kosova është në kontakt me qytetarët e saj në Izrael! Po ofrohet ndihmë për largimin e tyre

 Ziv ka deklaruar se shefja e Misionit të Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, Ines Demiri është në kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët e Kosovës që ndodhen në Izrael.

20 Qershor 2025, 10:17 Nga N.F
Tensionet në Lindjen e Mesme, ambasadorja izraelite: Kosova është
Foto ilustruese

KOSOVË- Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv ka konfirmuar se institucionet e Kosovës janë në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët që aktualisht ndodhen në Izrael pas përshkallëzimit të situatës së sigurisë në rajon. Ziv ka deklaruar se shefja e Misionit të Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, Ines Demiri është në kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët e Kosovës që ndodhen në Izrael.

“Zonja. Ines Demiri, është në kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët kosovarë që ndodhen në Izrael, si dhe me Ministritë e Punëve të Jashtme të Izraelit dhe të Kosovës, dhe ata po ndihmojnë të gjithë qytetarët kosovarë që janë të interesuar të largohen nga vendi ose që kanë nevojë për lloje të tjera ndihme”,  ka bërë të ditur ambasadorja Ziv.

Tensionet mes Izraelit dhe Iranit kanë krijuar shqetësime të mëdha për stabilitetin rajonal dhe sigurinë e civilëve në Lindje të Mesme. Sot është dita e tetë që dy vendet vijojnë sulmet me raketa në objekte me rëndësi që kanë sjellë viktima të shumta.

tensionet izrael-iran kosova

Sondazh

Poll