Politike

"Shteti shqiptar e ka treguar se është krah Kosovës!" Ironizon Hasani: Në Tiranë ka njerëz më xhihadistë dhe fondamentalistë se ata që ka Irani

Hasani theksoi se Kosova ka qenë dhe është prioritet kombëtar dhe çështja më kryesore që Shqipëria ka me partnerët dhe aleatët.

19 Qershor 2025, 21:49 Nga M.B
"Shteti shqiptar e ka treguar se është krah Kosovës!"
Igli Hasani

TIRANA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, foli sot edhe për lëvizjet diplomatike që do të bëjë shteti shqiptar për Kosovën. Gjatë një lidhje direkte për emisionin "Të Paekspozuarit" Hasani tha Shqipëria e ka treguar se është krah Kosovës kundër armiqve siç është Irani.

Ai shtoi se i vjen keq që në Tiranë ka njerëz që bëhen, sipas tij me Iranin për të qenë më xhihadistë dhe fondamentalistë se ata që ka Irani. Hasani theksoi se Kosova ka qenë dhe është prioritet kombëtar dhe çështja më kryesore që Shqipëria ka me partnerët dhe aleatët.

Pjesë nga deklaratat e Hasanit:

Shteti shqiptar e ka treguar se është krah Kosovës dhe nëse bën një paralele me situatën aktuale, shteti shqiptar vazhdon të jetë me Kosovën kundër armiqve të Kosovës, siç është Irani. Më vjen keq që në Tiranë ka njerëz që bëhen me Iranin për të qenë me xhihadistë dhe fondamentalistë se ata që ka Irani. Kosova ka qenë dhe është prioritet kombëtar dhe çështja më kryesore që ne kemi me partnerët dhe aleatët sepse jemi një vend anëtar i NATO-s dhe kemi një vend të barabartë dhe do të jetë një nga temat më të rëndësishme që ne do të ndjekim.

igli hasani

Sondazh

Poll