Bota

Tërmeti nuk kursen as “kokat e shtetit”! Tre ministra turq në konferencë, vendi dridhet nga paslëkundjet, u ikën ngjyra

26 Janar 2020, 10:13 Nga DOSJA
Tërmeti nuk kursen as “kokat e shtetit”! Tre ministra turq

TURQI– Tërmeti në Turqi nuk ka kursyer as “kokat e shtetit”!  Teksa Kryesia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) ishte mbledhur në orën 5.30 të mëngjesit për të dhënë detaje lidhur me dëmet e tërmetit, vendi është lëkundur sërish.

Ndërkohë që ministri i Brendshëm, i Shëndetit dhe Urbanizimit ishin live,  vendi u trondit nga një paslëkundje me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter. Megjithatë asnjë prej tyre nuk lëvizi nga vendi për të vijuar më pas normalisht me konferencën. 

Tërmeti i fuqishëm me magnitutë  6.8 që goditi Turqinë në provincën Elazig një ditë më parë, ka shkaktuar 35 viktima dhe mijëra persona të plagosur Deri më tani janë nxjerrë gjallë nga rrënojat dhjetëra persona dhe gjithsej janë shembur 100 ndërtesa. Mediet vendase raportojnë se pas tërmetit të fortë u regjistruan edhe lëkundje të tjera të vogla me magnitudë deri në  5.4. Këto të fundit kanë shkaktuar shumë panik në popull.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota termet 6.8 tund turqine termet ne turqi turqi termet 6.8 tund turqine termet ne turqi turqi

Sondazh

Poll