Bota

E frikshme! Nuk është ekzorcizëm, viktima e ‘Koronavirusit’ përpëlitet në shtrat, pacientët e tjerë e shohin me tmer

26 Janar 2020, 09:09 Nga DOSJA
E frikshme! Nuk është ekzorcizëm, viktima e

KINË- Një video shqetësuese po bën xhiron e rrjetit duke u përhapur me shpejtësi. Teksa mjekët e një spitali në Kinë po transportonin trupin e një viktime të koronavirusit, trupi i pajetë fillon dhe përpëlitet.

Imazhet vijnë nga Spitali i Kryqit të Kuq në Wuhan, qyteti i cili ndodhet në epiqendrën e shpërthimit të virusit vdekjeprurës. Siç duket edhe nga pamjet, kufoma fillon dhe përpëlitet, ndërsa pacientët e tjerë me maska në fytyrë shohin të tmerruar ndodhinë.

Ndërkohë zyrtarët në Wuhan po përpiqen të ndërtojnë një spital me 1.000 shtretër për të izoluar të gjithë pacientët e sëmurë. Objekti prej  270,000 metrash katrorë pritet të jetë i përfunduar deri në 3 shkurt.

Wuhan është një qytet me mbi 11 milion banorë, i cili është i njohur për ushqimin ekzotik që ofron.

Virusi i ri vdekjeprurës në Kinë u ka marrë jetën 41 personave brenda katër ditëve, ndërsa mbi 616 të tjerë janë të prekur dhe po marrin trajtimin e duhur. Sipas ekspertëve është mësuar se ky virus mund të jetë përhapur nga një supë e gatuar me lakuriq nate, ndërsa dyshohet nga ana tjetër se infeksioni mund ta kenë përhapur edhe gjarpërinjtë, një ndër ushqimet më të preferuara për kinezët.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota kina koronavirusi në kinë ushqimet ne kine kina koronavirusi në kinë ushqimet ne kine

Sondazh

Poll

Bota 25 Janar 2020, 16:03

TURQI– Fotot e mëposhtme tregojnë se si një grua ka arritur të dalë vetë nga rrënojat e një ndërtese të shembur nga tërmeti në Turqi.Me shami në kokë dhe e mbul...