Bota

Ndodh mrekullia! Vogëlushja 2 vjeçe nxirret e gjallë nga rrënojat pas 24 orësh, biseda prekëse e të ëmës me ekipet e sh

26 Janar 2020, 06:50 Nga DOSJA
Ndodh mrekullia! Vogëlushja 2 vjeçe nxirret e gjallë nga

TURQI– Një vajzë 2 vjeç e gjysmë është nxjerrë nga rrënojat në Elazığ pas 24 orësh si rezultat i punës së ekipeve të shpëtimit turk. (Lexo këtu)

Vajza kishte mbetur nën rrënoja bashkë me nënën e saj, e cila kërkonte ndihmë nga ekipet që ndodheshin në zonë. Madje në një moment të caktuar ajo ka mundur që të komunikojë lirisht me ta. 

“Ndodhemi këtu, po vijmë. Do t‘ju shpëtojmë. Në rregull po vijmë, a më shikoni mua dhe dritën? Në rregull po vijmë. A është fëmija pranë jush? Në rregull po vijmë”, ishin fjalët e anëtarëve të emergjencave. Ndërsa gruaja nga brenda rrënojave iu përgjigj: Shpejt. Nuk mund të duroj më. Për hir të Allahut na shpëtoni. E shikoj dritën. Shikoni, jam duke tundur dorën. Ju lutem shpejtoni.

Më të kuptuar se të dyja ishin në gjendje të mirë, ekipet vijuan me punimet për t’i nxjerrë nga rrënojat dhe deri më tani kanë arritur që të tërheqin vetëm të miturën. Ndërkohë pak pas saj u shpëtua edhe nëna.

Tërmeti i fuqishëm me magnitutë  6.8 që goditi Turqinë në provincën Elazig një ditë më parë, ka shkaktuar 29 viktima dhe 1015 persona të plagosur Deri më tani janë nxjerrë gjallë nga rrënojat dhjetëra persona dhe gjithsej janë shembur 100 ndërtesa. Mediet vendase raportojnë se pas tërmetit të fortë u regjistruan edhe 78 lëkundje të tjera të vogla me magnitudë nga  2.4 deri në  5.4. Këto të fundit kanë shkaktuar shumë panik në popull.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota earthquake in turkey termet 6.8 tund turqine termet ne turqi turqi earthquake in turkey termet 6.8 tund turqine termet ne turqi turqi

Sondazh

Poll

Bota 25 Janar 2020, 16:03

TURQI– Fotot e mëposhtme tregojnë se si një grua ka arritur të dalë vetë nga rrënojat e një ndërtese të shembur nga tërmeti në Turqi.Me shami në kokë dhe e mbul...