Bota

‘Ka mbetur nga adimistrata e Klinton”, publikohet audio e plotë ku Trump kërkoi largimin e ambasadores nga Ukraina: Largoj

26 Janar 2020, 09:30 Nga DOSJA
‘Ka mbetur nga adimistrata e Klinton”, publikohet audio e plotë

SHBA– Një video 90-minutëshe e publikuar ditën e djeshme për Presidentin Donald Trump gjatë një darke me biznesmenë dëgjohet që lideri amerikan ka kërkuar të largojnë ambasadoren nga ukraina.

Regjistrimi është publikuar (klikoni këtu) nga avokati Lev Parnas, biznesmeni me origjinë sovjetike i cili më pas bashkëpunoi me Rudy Giuliani për të bërë presion mbi largimin e ambasadores, Marie Yovanovitch. Ajo u hoq përfundimisht nga posti i saj në prill të 2019.

“Largojeni nesër. Nuk më intereson. Nxirreni nesër. Nxirrni jashtë. Në rregull? Bëjeni atë.”- thotë Presidenti në një darkë me donatorët në hotelin Ndërkombëtar Trump në Uashington, DC.

Sipas CNN në audio nuk nuk identifikohet njeri tjetër gjatë bisedës përveç Presidentit Trump.

Audio, pjesët e së cilës u publikuan të premten nga ‘ABC News’, kanë krijuar më shumë debate mbi lidhjen mes Trump dhe Parnas, të cilin Presidenti e ka mohuar ta njohë, ndërsa audioja e publikuar është një faktor tjetër tashmë që ndikon negativisht në gjyqin për fajësimin e Trump.

Avokati i Parnas, Joseph Bondy, përmes një postimi në rrjetet sociale ka shkruar  se ai e publikoi audion  duke pasur parasysh rëndësinë që ka për interesin kombëtar.

Ndërsa ditën e djeshme Bondy ka thënë për CNN se ai beson që regjistrimi është domethënës sepse: Ky është një nga rastet e para në të cilin Trump përpiqet të heqë ambasadoren.

Regjistrimi është bërë nga një bashkëpunëtor tjetër i Giuliani, Igor Fruman, dhe u nda me Parnas menjëherë pas darkës, thuhet sipas Bondy. Avokati i Frumanit nuk pranoi të komentojë më pas këtë situatë.

Vetëm tre minutat e para të audios ku kishte edhe pamje vizuale, Trump mund të shihet vetëm pak kur afrohet në tryezën drejtkëndore të ngrënies, ndërsa pjesa tjetër e regjistrimit është vetëm audio.

Biseda në të cilën flitet për Ukrainën fillon rreth minutës së 40 në regjistrimin 1-orë e 24-minuta.

Gjatë këtij diskutimi, Trump pyet një person që duket se është Parnas, ku i thotë sesa kohë do të zgjasë lufta e Ukraina kundër Rusisë. Parnas thotë se “pa ne, jo shumë gjatë”, ndërsa një person tjetër thotë: rreth 30 minuta.

Personi që duket se është Parnas më vonë thotë: Problemi më i madh atje mendoj se është  largimi i ambasadores nga atje. Ajo ka mbetur ende nga administrata e Klinton.

Trump përgjigjet, “ambasadorja në Ukrainë?”

“Po, ajo në thelb po ecën duke i thënë të gjithëve, ‘prisni, ai do të fajësohet, vetëm pritni,”-thotë një zë që dëgjohet në sfond.Midis disa të qeshurave nga tryeza, dikush përgjigjet, “ajo do të iki nesër”.

Rreth 10 sekonda më vonë, Trump i shqetësuar thotë: Heqeni atë. Largojeni nesër. Nuk më intereson. Nxirreni nesër. Nxirreni jashtë. Ok? Bëjeni atë.”

 Burimi: msnbc 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota gjyqi per fajesimin e trump igor fruman joseph bondy lev parnas marie yovanovitch rudy giuliani gjyqi per fajesimin e trump igor fruman joseph bondy lev parnas marie yovanovitch rudy giuliani

Sondazh

Poll

Bota 25 Janar 2020, 16:03

TURQI– Fotot e mëposhtme tregojnë se si një grua ka arritur të dalë vetë nga rrënojat e një ndërtese të shembur nga tërmeti në Turqi.Me shami në kokë dhe e mbul...