Bota

Koronavirusi në Kinë/ Gazetari italian bën deklaratën ‘bombë’: Virusi është krijuar në laboratorin ushtarak të Wuha

26 Janar 2020, 09:53 Nga DOSJA
Koronavirusi në Kinë/ Gazetari italian bën deklaratën

ITALI– Virusi vdekjeprurës në Kinë ka krijuar një krizë globale, pasi përveç numrit të lartë të të prekurëve dhe viktimave në qytete të ndryshme të Kinës, janë konfirmuar edhe raste tjera të pacientëve me koronavirus edhe në Europë.

Një deklaratë e rëndësishme është bërë nga gazetari Paolo Liguori për “TGcom 24” në lidhje me kërcënimin e ri të virusit kinez. Koronavirusi po shkakton një trazim ndërkombëtar dhe një trazirë të madhe në Kinë, ku vlen të theksohet se disa qytete janë karantinuar plotësisht. Flitet për gati 56 milion njerëz, një popullsi e ngjashme me atë italiane, e cila nuk do të ketë mundësi të ketë kontakte me jashtë.

Deklaratat e publikuara dje nga Liguori rrezikojnë të përmbysin apo edhe të shtrembërojnë plotësisht skenarin që kishin përshkruar të gjitha mediat, italiane dhe të vendeve të tjera deri  më sot. Në veçanti, do të kishte dy detaje, jo të parëndësishme, që mund të ishin maskuar nga Kina: Origjina e virusit dhe viktimat e konfirmuara. Më poshtë është shërbimi i plotë i TGcom 24:

Sipas një burimi të besueshëm të reporterit, ka shumë të ngjarë që virusi të jetë krijuar në laboratorin ushtarak Wuhan dhe se ai rastësisht doli përmes infeksionit të një tekniku. Për të përkeqësuar situatën dhe rritur  numrin e viktimave, duket se viktimatg tashmë mund të rriten mev mijëra.

Wuhan është një qytet me mbi 11 milion banorë, i cili është i njohur për ushqimin ekzotik që ofron.

Virusi i ri vdekjeprurës në Kinë u ka marrë jetën 41 personave brenda katër ditëve, ndërsa mbi 616 të tjerë janë të prekur dhe po marrin trajtimin e duhur. Sipas ekspertëve është mësuar se ky virus mund të jetë përhapur nga një supë e gatuar me lakuriq nate, ndërsa dyshohet nga ana tjetër se infeksioni mund ta kenë përhapur edhe gjarpërinjtë, një ndër ushqimet më të preferuara për kinezët.

Burimi: inmeteo

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota gazetari italian paolo liguori virusi është krijuar në laboratorin ushtarak virusi ne kine gazetari italian paolo liguori virusi është krijuar në laboratorin ushtarak virusi ne kine

Sondazh

Poll