Sport

Ronaldo beson se do i shënojë tre gola Atletiko Madridit

12 Mars 2019, 19:19 Nga DOSJA
Ronaldo beson se do i shënojë tre gola Atletiko Madridit

Ndeshja e parë për një vend në çerekfinale mes Atletiko Madridit dhe Juventusit nuk ishte një natë e mirë për Cristiano Ronaldon, pasi ekipi i tij humbi me rezultatin 2-0 dhe për më tepër u sulmua dhe u fye nga tifozët në ‘Wanda Metropolitano’.

Tani, portugezi do hakmarrje në ndeshjen e dytë dhe u ka treguar vazhdimisht familjes dhe shokëve të tij se Juventusi do kalojë në çerekfinale dhe se ai do shënojë tre gola.

Të shënosh tre herë kundër Jan Oblak brenda një ndeshjeje nuk është diçka e lehtë, por portugezi e ka bërtë këtë dy herë më parë.

Ronaldo ka qenë pjesë e ekipit të Real Madrid që e ka eliminuar Atletiko Madridin në tre edicionet e Champions League-ve të kaluara, 2 herë nga këto raste kanë qenë finale.

Tani me Juventusin, ai do shpresojë se ecuria e mirë në Champions kundër ekipit të Simeone-s do vazhdojë.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport champions league cristiano ronaldo juventus atletiko madrid champions league cristiano ronaldo juventus atletiko madrid

Sondazh

Poll