Politike

Rama mbledh qeverinë në Elbasan, qytetarët dalin me parrulla: Ik! (Video)

13 Mars 2019, 18:44 Nga DOSJA
Rama mbledh qeverinë në Elbasan, qytetarët dalin me parrulla: Ik!

ELBASAN- Kryeministri Edi Rama është pritur me parrulla që lexonin “Rama ik -ik-ik” në hyrje të aksit Elbasan-Metalurgji.

Paraardhësi i tij, Sali Berisha ka shpërndarë një video, ku disa qytetarë të hipur në një mbikalim kanë vendosur pankartën kundër kreut të qeverisë.

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama do të mbledhë ministrat, Kryesinë e PS-së dhe deputetët në Elbasan në një darkë pune.

Mësohet se gjatë takimit do të diskutohet për situatën politike në vend dhe për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Në fokus të kësaj darke do të jetë situata politike në vend, zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019 si edhe kongresi i 23 marsit që do të mblidhet këtë muaj nga PS. Darka e Ramës me ekipin socialist do të zhvillohet nesër në 18:30 në Elbasan.

Takimi do të jetë jozyrtar, por pritet të prodhojë lajm për emrat e kryebashkiakëve që do të konfirmohen nga socialistët, si edhe për emrat e rinj që do të garojnë në këto zgjedhje.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites edi rama elbasan mbledhje qeverie elbasan sali berisha zgjedhjet lokale 2019 djegia e mandateve te opozites edi rama elbasan mbledhje qeverie elbasan sali berisha zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll