Politike

Rama mbledh socialistët në Elbasan, priten emrat që do garojnë në zgjedhjet lokale (VIDEO)

13 Mars 2019, 18:40 Nga DOSJA
Rama mbledh socialistët në Elbasan, priten emrat që do

ELBASAN- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mbrëmjen e sotme kabinetin qeveritar në qytetin e Elbasanit. Së bashku me ministrat e kabinetit qeverisës, Rama ka mbledhur edhe Kryesinë e PS-së dhe deputetët e këtij qarku.

Në fokus të kësaj darke ka qënë situata politike në vend, zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019 si edhe kongresi i 23 marsit që do të mblidhet këtë muaj nga PS.

Nga takimi gjithashtu pritet të prodhohen emrat e kryebashkiakëve që do të konfirmohen nga socialistët, si edhe për emrat e rinj që do të garojnë në zgjedhje lokale që do të zhvillohen në qershor.

Dosja.al ka siguruar edhe videon nga momenti i mbërritjes së eskortës së kryeministrit Rama në Elbasan. Ndërkohë që të shumta kanë qënë edhe masat e sigurisë edhe ndaj vetë socialistëve. (Shiko këtu)

Qytetarët e Elbasanit kanë dalë në hyrje të qytetit me pankarta kundër kreut të qeverisë. (Shiko këtu)

Takimi në Elbasan vjen në Natën e Verës, që sipas traditës festohet me ndezje zjarresh në pritje të Ditës së Verës, e cila kremtohet më 14 Mars.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama mbledhja e qeverisë në elbasan nata e verës edi rama mbledhja e qeverisë në elbasan nata e verës

Sondazh

Poll