Politike

"Nuk ua kërkojmë dorëheqjen e Saliut!" Balla-opozitës: Procesi i rinumërimit, shtyrje kohe

Balla tha se rezultati i zgjedhjeve është më i qartë se asnjë herë tjetër. 

16 Qershor 2025, 15:02 Nga M.B
"Nuk ua kërkojmë dorëheqjen e Saliut!"
Taulant Balla

TIRANA- Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Taulant Balla ironizoi opozitën sot në Kuvend teksa u tha se mazhoranca nuk do t'ua kërkonte dorëheqjen e kreut të tyre. Balla tha se procesi i rinumërimit, shtyrje kohe. Sipas tij, opozita duhe të heqë dorë nga "ndotja e imazhit të Shqipërisë" në arenënndërkobëtare. Balla tha se rezultati i zgjedhjeve është më i qartë se asnjë herë tjetër. 

Pjesë nga fjala e Ballës:

E vetmja gjë që po del është ndonjë votë tek tuk. Ndonjë komisioner i juaji ja ka kaluar ndonjë kandidati tjetër, por brenda atij marzhit të një gabimi njerëzor të deritanishëm. I referohem këtu procesit të rinumërimit në qarkun e Dibrës zoti Dogjani. Biem të gjithë dakord që ato 20 vota që kishin shkuar nga Gjunkshi te tjetri nuk ishin thjeshtë, janë brenda marzhit të gabimit.

Por ne nuk mund të bëjmë një debat për zgjedhjet tani. Ju mund ti bëni një shërbim vendit meqë se flasim për eficencë energjie, të bëjmë edhe një eficencë sepse e keni futur procesin e numërimit thjesht dhe vetëm për të shtyrë kohën. Se ne nuk ua kërkojmë dorëheqjen e Saliut, rrini të qetë nga kjo pjesë , ne jo njëherë. Ata që ua kërkojnë zgjidhni hallin brenda jush. Por e rëndësishme është që kur vini këtu dhe kërkoni debat për zgjedhjet, po çfarë debate të bëjmë ne këtu? Rezultati i zgjedhjeve është më i qartë se asnjë herë tjetër. Për ta përmbyllur, ne jemi këtu para jush për t iu përgjigjur sot çështjeve që lidhen me eficencën e energjisë.

Sa i përket integrimit dhe sa ipërket imazhit të Shqipërisë, thirrja ime është hiqni dorë nga ai turp i madh se do vazhdoni të zhyteni edhe më shumë. Vota e shqiptarëve dhe mbi të gjitha vota e diasporës në 11 maj ishin vlerësim për punën e Ramës dhe ndëshkim për sjelljen tuaj ndaj Shqipërisë gjatë gjithë këtyre viteve. Shqiptarët për budallenj nuk i merr dot askush, asnjeri prej tyre dhe siç ua matën kokën në 2025, edhe në 2029 njësoj do ndodhë.

kuvend

Sondazh

Poll