Politike

"Faqen e Shqipërinë nuk e nxin opozita!" Raportet ndërkombëtare, Tabaku: Vendit i duhen të paktën 15 vite që të ketë standartet minimale të rajonit

Ajo tha se në bazë të raporteve Shqipëria renditet e fundit në rajon sa i përket infrastrukturës.

16 Qershor 2025, 14:45 Nga M.B

 

"Faqen e Shqipërinë nuk e nxin opozita!" Raportet
Jorida Tabaku

TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, iu referua sot në Kuvend raportieve ndërkombëtare. Ajo tha se në bazë të raporteve Shqipëria renditet e fundit në rajon sa i përket infrastrukturës. Tabaku shtoi se pavarësisht kostove të larta, Shqipëria mbetet e fundit në rajon sa i përket standarteve dhe përfundimit të të gjithë rrjetit të ndërlidhur me rajonin. Gjithashtu deputetja theksoi se Shqipërinë nuk po e “nxin” opozita por qeveria, e cila thotë se ka në dorë mundësinë për të ndryshuar vendin. 

Pjesë nga fjala e Tabkut:

Raporti i OECD, i cili publikoi se ku ndodhet Shqipëria dhe treguesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të BE, e lë Shqipërinë të fundit në rajon. Kur flasim për integrimin që do të arrijmë për dy apo tre dite, realiteti është ndryshe. Sot çdo qytetar shqiptar ka të ardhura 37% të mesatares së BE, PBB është 40% i vendeve të BE, por Shqipëria në të gjithë elementet është pas. Por elementi ku është e fundit në rajon është infrastruktura.

Megjithëse Shqipëria ka investimet më të larta në infrastrukturë dhe koston më të lartë të rrugëve, është e fundit sa i përket standarteve dhe përfundimit të rrjetit dhe të të gjithë rrjetit të ndërlidhur me rajonin. Raporti i OSBE thotë se Shqipërisë i duhen të paktën 15 vite që të ketë standartet minimale të rajonit, 15 vite edhe për ujësjellës kanalizimeve, për infrastrukturën dhe për energjinë. Për të gjithë elementet e infrastrukturës Shqipëria është e fundit. E kuptoni sesa larg ndodhet Shqipëria nga marrja e pasaportës evropiane.

Faqen e Shqipërinë nuk e nxin opozita, por ato që kanë në dorë mundësi për ta ndryshuar vendin, për të organizuar zgjedhje normale dhe se bëjnë, që kanë mundësi të ndalojnë ë rinjtë shqiptarë të largohen dhe nuk e bëjnë. Besoj se ka ardhur koha që këtë proces ta bëjnë për të gjithë shqiptarët dhe familjet shqiptare që nuk e sheh ditën e ndryshimit këtu por jashtë. Në shtator të nisim me një rezolutë, ku elementi i parë duhet të jenë zgjedhjet. Jo vetëm denoncimi por ngritja e shqetësimit të zgjedhjeve si një shqetësim që sot pengon rrugën evropiane.

kuvend

Sondazh

Poll