Politike

"Nuk keni vullnet politik për të çuar përpara gjërat!" Tabaku: Parlamenti ka nevojë që të ketë debat për raportin mbi zgjedhjet

Tabaku tha ka propozuar tre projektligje në një vit dhe asnjë nuk janë vënë për diskutim.

16 Qershor 2025, 13:40 Nga M.B
"Nuk keni vullnet politik për të çuar përpara
Jorida Tabaku

TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku shprehu rezerva për faktin se në rend dite nuk janë përfshirë çështje si raporti i Komisionit të Jashtëm të PE për Shqipërinë. Tabaku tha ka propozuar tre projektligje në një vit dhe asnjë nuk janë vënë për diskutim. Ajo shtoi se nuk ka vullnet politik për të çuar përpara gjërat dhe nuk ka integrim europian, pa diskutuar zgjedhjet dhe diskutimet në PE.

"Anëtarët e maxhorancës, në Komisionin e Çështjeve Europiane nuk vijnë kur duhet të miratohen ligje. Parlamenti ka nevojë që të ketë debat për raportin mbi zgjedhjet, raportin e OSBE. Edhe ligjet që janë gati, nuk i vendosni në rendin e ditës. PD ka mbi 60 iniciativa dhe nuk diskutohet. Nuk keni vullnet politik për të çuar përpara gjërat. Nuk ka integrim europian, pa diskutuar zgjedhjet dhe diskutimet në PE", tha Tabaku.

kuvendi

Sondazh

Poll