Politike

Kallëzimi ndaj qeverisë për faljen e gjobave para zgjedhjeve, SPAK vendosi mosfillimin e hetimit, Aulon Kalaja ankimon

Ankimi i tij pritet të regjistrohet në GJKKO, ku më pas do hidhet shorti elektronik, për të caktuar edhe gjyqtarin që do shqyrtojë kërkesën.

16 Qershor 2025, 14:30 Nga M.B
Kallëzimi ndaj qeverisë për faljen e gjobave para zgjedhjeve,
Aulon Kalaja

TIRANA- Kandidati në listën e hapur të PD-Aleancës për Shqipërinë Madhështore në zgjedhjet 11 majit në qarkun Durrës, Aulon Kalaja ankimoi vendimin e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion për mosfillimin e hetimeve për kallëzimin e tij lidhur me vendimin e qeverisë për të falur gjobat përpara zgjedhjeve. Ankimi i tij pritet të regjistrohet në GJKKO, ku më pas do hidhet shorti elektronik, për të caktuar edhe gjyqtarin që do shqyrtojë kërkesën e tij.

Aulon Kalaja depozitoi kallëzim në SPAK më 27 maj 2025 pasi sipas tij vendimi i qeverisë ndikoi në mënyrë të drejtëpërdrejtë në zgjedhje. Vendimi i qeverisë parashikonte shfuqizimin e të gjitha masave administrative të paekzekutuara që janë vendosur gjatë periudhës 1 janar 2015 deri më 30 nëntor 2024. Më herët, edhe Koalicioni Euroatlantik bëri kallëzim në Prokurorinë e Posaçme, që sipas të cilit, miratimi i VKM-së para zgjedhjeve kishte për qëllim deformimin e vullnetit të zgjedhësve.

aulon kalaja

Sondazh

Poll