"Po shmangen procedurat në këtë Kuvend!" Sula në Kuvend: Deri në qershor duhet të dalin të gjitha vendimet dhe rezolutat
Dashnor Sula TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, ka akuzuar partitë në Kuvend se po zvarrisin qëllimisht në ...
Bardhi u acarua me Spiropalin teksa i tha që të mos i ndërhynte teksa fliste.
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka debatuar me kryeparlamentare Elisa Spiropali pasi sipas tij që njhë prokektligj të shqyrtohet duhet të jetë prezent edhe ministri që të japë përgjigje për pyetjet e tyre. Bardhi u acarua me Spiropalin teksa i tha që të mos i ndërhynte teksa fliste.
Ai gjithashtu bëri krahasimin e Spiropalit me Ermonela Felaj duke shtuar se ajo ka marrë huqet e saj. Bardhi më tej shtoi se ajo duhet të ndihet në lartësinë e ish-kryeparlamentares, Lindita Nikolla.
Pjesë nga debati:
Gazment Bardhi: Ca e ke këtë kërcënimin që i bën deputetëve.
Elisa Spiropali: Nuk është kërcënim, keni pyetje për ministrin Balla apo jo, mbi projektligjin.
Gazment Bardhi: Kur rregullorja e Kuvendit thotë që projektligji shqyrtohet në praninë e ministrit kundërfirmues të tij në Këshillin e Ministrave.
Elisa Spiropali: Zv.kryeministrja nuk është sot, mos vazhdojmë. Halle halle kjo dynja, por hallet tuaja janë të çuditshme. Me gjitha atyre që ju ka ndodhur…Zoti Noka ka hall se kush do jetë kryetar Kuvendi, se ndoshta e ëndërronte vet, ju keni hall kush do e prezantojë pr ligjin. Unë nuk e kuptoj.
Gazment Bardhi: Ke marrë huqet e Ermonelës. Zonja kryetare, të paktën ngriu në lartësinë e zonjës Nikolla. Ti aty po sillesh si Ermonela moj. Zonja kryetare të paktën ngrihu në lartësinë e zonjës Nikolla. Mos më ndërhyj në cdo fjalë.
Elisa Spiropali: Nuk jeni në pozitat të na tregoni lartësitë nga gropa ku keni rënë.
Bardhi: Tani batakun mos ma trego mua. Të vij ministri të japë llogari. Zonja kryetare e Kuvendit edhe një herë se ndoshta ngaqë flsini nuk dëgjoni. Do duhet patjetër qe kur shqyrtohet një projektligj duhet ministri kundërfirmues i tij në këshillin e Ministrave. Dhe zonja duhet të jetë në seancë për tu përgjigjur.
Dashnor Sula TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, ka akuzuar partitë në Kuvend se po zvarrisin qëllimisht në ...
Peleshi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi iu përgjigj pretendimeve të opozitës se&nb...
Jorida Tabaku TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku shprehu rezerva për faktin se në rend dite nuk janë p&eu...
Flamur Noka TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka debatuar me kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropa. Noka iu drejtua Spiropal...
Tritan Shehu TIRANA- Deputeti opozitar Tritan Shehu akuzoi mazhorancën se po mbante peng nismat e tyre dhe projektligjet e dorëzuara prej ko...
Spiropali TIRANË- Kryeparlamentarja, Elisa Spiropali i është përgjigjur kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Ba...
Gazment Bardhi TIRANA- Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi akuzoi kryeparlaren Elisa Spiropali se javën që shk...
Elisa Spiropali TIRANA- Ka nisur seanca plenare e ditës së sotme në Kuvend. Seanca e kaluar më 12 qershor u anulua përshkak ...
Foto ilustruese TIRANA- Ditën e nesërme do të nisë procesi i rinumërimit të votave. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka b&...
Hasani TIRANË- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani gjatë fjalës së tij hapëse të samiti...