Politike

Noka-Spiropalit: Turet tuaja turistike për të bërë selfie, nuk mund të bllokojnë axhendën e Kuvendit! Ironizon kryeparlamentarja: E kuptoj që ju mungojnë selfiet

Noka iu drejtua Spiropalit duke i thënë se "turet turistike" nuk mund të bllokojnë axhendën e Kuvendit, duke iu referuar pjesëmarrjes së saj në një samit të Ukrainë.

16 Qershor 2025, 13:37 Nga M.B
Noka-Spiropalit: Turet tuaja turistike për të bërë selfie,
Flamur Noka

TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka debatuar me kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropa. Noka iu drejtua Spiropalit duke i thënë se "turet turistike" nuk mund të bllokojnë axhendën e Kuvendit, duke iu referuar pjesëmarrjes së saj në një samit të Ukrainë. Sipas demokratit, Spiropali "shkoi për të bërë selfie", ndërsa kryetarja e Kuvendit nuk nguroi të ironizonte.

Flamur Noka: E papranueshme që spikerja e Kuvendit të thotë të ma dini për nder që po i bëj këto seancë. Kuvendi u zgjodh nga sovrani për të bërë punën në interesa të tij. Nuk është çështje e humorit të spikeres. Turet tuaja turistike për të bërë selfie, nuk mund të bllokojnë axhendën e Kuvendit. Ka 2 nënkryetarë. Ju mungojnë 5 apo 10 deputetë e nuk kaloni dot noterizimet që ju kërkon sulltani, kjo nuk është problem i parlamentit. Harrojeni, ky parlament nuk është dyqani juaj që hapet e mbyllet sipas tekave e interesave tuaja. Sa kohë të jesh në atë karrige, se me vapën ikën, vjen Sara në vendin tënd, përpiqu të ruash integritetit.

Elisa Spiropali: E kuptoj që ju mungojnë selfiet përtej oqeanit e në Europë, por ky nuk është problemi jonë. Ne përfaqësojmë Shqipërinë ndërsa ju e nxini ku të mundeni në ato pak hapësira që ju kanë mbetur.

kuvend

Sondazh

Poll