Politike

"Kështu vepruat edhe për gjenocidin në Kosovë!" Shehu në Kuvend: Sillni projektligjet t'i miratojmë, unë i di votat tuaja

Konkretisht ai akuzoi kryeparlamentaren Elisa Spiropali se po zvarriste edhe dy nga projetligjet që ai kishte dorëzuar mes të tjerash, si ajo e dy gjinive dhe gjenocidit serb.

16 Qershor 2025, 13:34 Nga M.B
"Kështu vepruat edhe për gjenocidin në Kosovë!"
Tritan Shehu

TIRANA- Deputeti opozitar Tritan Shehu akuzoi mazhorancën se po mbante peng nismat e tyre dhe projektligjet e dorëzuara prej kohësh. Konkretisht ai akuzoi kryeparlamentaren Elisa Spiropali se po zvarriste edhe dy nga projetligjet që ai kishte dorëzuar mes të tjerash, si ajo e dy gjinive dhe gjenocidit serb.

“Parlamenti të bëjë pushimet... punimet.... Nëse do e fusni parlamentin për pushime të pajustifikuara... Zonja kryetare ju po shkatëerroni plotësisht anën proceduriale të procesit. Janë paraqitur projektligje nga ne, ju po i shtyni, nuk po i sillni, kështu vepruat edhe për gjenocidin në Kosovë, e shtytë, e latë jashtë, nuk e keni sjellë, kështu edhe për atë me dy gjini, prindi një e prindi dy, qëllimisht nuk po e sillni, po dëmtoni rëndë familjen. Ta kalojmë në një nga dy seancat e mbetura atë projekligj, por unë i di votat tuaja, thelbin për shoqërinë njerëzor ee fmailjen, ndaj silleni ta kalojmë”, tha Shehu.

tritan shehu

Sondazh

Poll