Aktualitet

Dalin PAMJET e 1.2 ton kokainë që u kap në Greqi, ‘koka’ e grupit, shqiptar/ Droga u nis nga Karaibet, si e pikasi DEA am

25 Janar 2020, 16:19 Nga DOSJA
Dalin PAMJET e 1.2 ton kokainë që u kap në Greqi,

GREQI- Mediat greke kanë zbardhur detaje për sasinë jo-modeste të kokainës që u kap sot në Astakos. CNN shkruan se prapa grupit qëndrojnë kriminelë të njohur, të cilët njihen për hetuesit si pjesë e Krimit të Organizuar. Një shqiptar, me rekorde të njohura kriminale, dyshohet se është organizatori.

Ndërkohë që itinerari i drogës është edhe më interesant. 1.2 ton kokainë që u gjet sot nga DEA, ishte nisur nga Karaibe brenda një anije mallrash. Pasi kishte hyrë në tokën helene, trafikantët e kishin transportuar atë në disa dhoma të marra me qira në plazh. Nga atje, trafikantët e vegjël, do t’i merrnin për t’i dërguar në të gjithë vendin.

Policia mundi të gjejë dhe sekuestrojë kallashnikovët dhe pistoletat, si edhe të kapë anijen. Ndërkohë që avokati Sakis Kehagioglou, i cili mbron një nga të arrestuarit, i tha CNN:

“Padyshim që është një sukses i madh në një nivel evropian goditja dhe kapja e një sasie kaq të madhe droge. Ndarja e përgjegjësive për të arrestuarit do të nxjerrë në pah të gjithë ngjarjen.”

1.2 ton kokainë sekuestrohen nga DEA amerikane në Greqi. Droga ishte fshehur në një kompleks me dhoma të marra me qira në Astakos, në afërsi të Agrinjos. Droga përshkoi itinerarin nga Karaibet në Greqil. 8 të arrestuar, 4 prej tyre janë shqiptare. Ende nuk dihen identitet.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kapen 1.2 ton kokaine ne greqi kokaina ne greqi kapen 1.2 ton kokaine ne greqi kokaina ne greqi

Sondazh

Poll