Aktualitet

41 viktima nga virusi vdekjeprurës në Kinë/ Ambasadori Selim Belortaja: Në vatrën e epidemisë së gripit janë 2 studentë

25 Janar 2020, 09:21 Nga DOSJA
41 viktima nga virusi vdekjeprurës në Kinë/ Ambasadori Selim

Kinë- Selim Belortaja, ambasadori i Shqipërisë në Kinë ka reaguar për virusin vdekjeprurës që po merr jetë në kontinentin aziatik. Në një postim në Facebook, ai  iu ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që derisa të merret situata nën kontroll të shyjnë udhëtimet drejt Kinës. Belortaja ka publikuar një foto me maskë nga Kina, ku thekson se për shkak të gjendjes së rëndë të epidemisë autoritetet mund të mbyllin edhe transportin.

Ndërkohë, në një prononcim për Top Channel, ambasadori Belortaja tha se në Wuhan janë 4 studentë shqiptarë.

“Për fat 2 prej tyre janë jashtë (një në Shqipëri, e tjetri pati lëvizur në  një tjetër provincë). Nga ata  dy, vetëm një vajzë na ka kontaktuar dhe nuk është e infektuar në dijeninë e saj”, u shpreh Belortaja.

Reagimi i plotë:

Te dashur miq e bashkekombas kudo ku jeni. Siç e dini Kina po kalon nje situate dramatike. Coronavirusi jo vetëm po merr jetë njerëzish por për shkak të potencialit të një rreziku në permasa që mund të imagjinohen, po shtrëngon autoritetet të zbatojnë masa super të rrepta per frenimin e epidemisë, si mbyllje e transportit, superkontroll i lëvizjes se njerëzve, anulim i festimeve e grumbullimeve, si dhe disa shërbimeve publike në disa qytete, tashmë edhe përtej provincës Hubei dhe kryeqendrës Wuhan ku virusi shpërtheu dhe beteja eshte perqendruar. Nr faktik i vdekjeve nuk e shfaq mirë potencialin e rrezikut që është pranuar edhe nga OBSh dhe qe potencialisht mund të agravojë ne ditet ne vijim. Aitoritetet dhe mjekësia ketu po punojne heroikisht. Kêshilloj fort që, derisa situata te merret plotësisht nen kontroll, udhëtimet dhe kontaktet fizike me Kinën ti shtyni për më vonë! Ju lutem informohuni sa më mirë e binduni vetë para se ti hyni nje situate me shume rrezik nga virusi por edhe të papritur per shkak te kontrolleve te pazakonshme.

Një ditë më parë ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu sqaroi qytetarët se Shqipëria është vend me rrezikshmëri të ulët për t’u prekur nga koronavirusi i ri i i identifkuar në Wuhan, Kinë.  Belortaja ka publikuar një foto me maskë nga Kina, ku thekson se për shkak të gjendjes së rëndë të epidemisë autoritetet mund të mbyllin edhe transportin.

Virusi i ri vdekjeprurës në Kinë u ka marrë jetën 41 personave brenda katër ditëve, ndërsa mbi 616 të tjerë janë të prekur dhe po marrin trajtimin e duhur. Sipas ekspertëve është mësuar se ky virus mund të jetë përhapur nga një supë e gatuar me lakuriq nate, ndërsa dyshohet nga ana tjetër se infeksioni mund ta kenë përhapur edhe gjarpërinjtë, një ndër ushqimet më të preferuara për kinezët. Autoritetet kanë marrë masa, duke bllokuar qytetet e prekura më shumë, në mënyrë që të shmangin përhapjen e Koronavirusit. Qytetarëve u është bërë thirrje të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, ndërsa transporti publik në Wuhan është mbyllur.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 4 studente shqiptare ne kine koronavirusi në kinë selim belortaja 4 studente shqiptare ne kine koronavirusi në kinë selim belortaja

Sondazh

Poll