Aktualitet

Tërmeti me 22 viktima në Turqi, ambasada shqiptare në Ankara: S’ka asnjë shqiptar të humbur, jemi të gatshëm për ndihm

25 Janar 2020, 15:11 Nga DOSJA
Tërmeti me 22 viktima në Turqi, ambasada shqiptare në Ankara:

TURQI– Ambasada shqiptare në Ankara ka reaguar një ditë pas tërmetit tragjik që solli 22 viktima në Turqi. Në një reagim në faqen zyrtare, ambasada shqiptare bën me dije se deri më tani nuk është identifikuar asnjë shqiptar i humbur apo i prekur nga tërmeti. Më tej në reagim thuhet se ambasada shqiptare është e gatshme për ndihmë bashkë me konsullatën në Stamboll. Në njoftim janë publikuar edhe numrat përkatës ku mund të kontaktojë çdo shqiptar i prekur nga goditjet.

Tërmeti me magnitudë 6.8 i shkallës rihter goditi të premten në mbrëmje, provincën Elazig rreth 550 kilometra në lindje të kryeqytetit të vendit Ankarasë. Nga ky tërmet deri tani 22 persona humbën jetën. Ambasada e Republikes se Shqiperise ne Ankara ben me dije se deri tani nuk eshte identifikuar asnjë shtetas shqiptar nga efektet e ketij termeti. Ambasada shqiptare ne Ankara, se bashku me Konsullaten e Përgjithshme ne Stamboll janë të angazhuara dhe në gadishmëri të plotë për të ndihmuar dhe mbështetur të gjithë shtetasit shqiptarë që mund të jenë prekur nga kjo fatkeqësi natyrore. Për cdo ndihmë dhe mbështetje janë në dispozicion numrat e mëposhtëm: Ambasada Ankara:
0090 312 441 61 0304
0090 549 561 1985
Konsullata Stamboll:
0090 212 44 32 56,”- thuhet në njoftim.

Tërmeti i fuqishëm me magnitutë  6.8 që goditi Turqinë në provincën Elazig një ditë më parë, ka shkaktuar 22 viktima dhe 1015 persona të plagosur.  Deri më tani janë nxjerrë gjallë nga rrënojat 4 persona dhe gjithsej janë shembur 100 ndërtesa. Mediet vendase raportojnë se pas tërmetit të fortë u  regjistruan edhe 78 lëkundje të tjera të vogla me magnitudë nga  2.4 deri në  5.4. Këto të fundit kanë shkaktuar shumë panik në popull.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ambasada shqiptare ne ankara earthquake in turkey termet ne turqi ambasada shqiptare ne ankara earthquake in turkey termet ne turqi

Sondazh

Poll