Aktualitet

Minatorët e Bulqizës protestë nesër para Ministrisë së Ekonomisë/ Vetëvendosje: Mbështesim kërkesat e tyre, ftojmë qy

25 Janar 2020, 14:37 Nga DOSJA
Minatorët e Bulqizës protestë nesër para Ministrisë

TIRANË- Lëvizja Vetëvendosje me qendër në Tiranë mbështet protestën e minatorëve të Bulqizës. Me anë të një postimi në Facebook, VV shkruan se mbështet kërkesat e minatorëve të Bulqizës, si dhe protestën që “Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës” do të organizojë ditën e nesërme në orën 11:00 tek ministria e e Financave dhe Ekonomisë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Vetëvendosje u bën thirrje qytetarëve që t’i bashkohen kësaj proteste ditën e nesërme.

POSTIMI I PLOTË I VV-së:

Mbështesim protestën e minatorëve të Bulqizës në Tiranë

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri i mbështet kërkesat e minatorëve të Bulqizës si dhe protestën që “Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës” organizon këtë të diel, data 26 janar, në Tiranë në ora 11:00 te Ministria e Financave dhe Ekonomisë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Ministria e Financave nuk është duke i dhënë përgjigje sindikatës së minatorëve për kontratën kolektive, ndërkohë që Inspektoriati i Punës nuk ka ndërmarrë masa ndaj shkeljeve të rënda të të drejtave të punëtorëve dhe të Kodit të Punës. Rikujtojmë se 27 punëtorë kanë humbur jetën në galeritë e minierave të Bulqizës dhe Martaneshit prej vitit 2014, dhe shumë të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda në punë. Ndërkohë kompania koncesionare “AlbChrome” ka hequr nga puna 4 minatorë sindikalistë, dhe ka kërcënuar shumë të tjerë me pushim nga puna vetëm për shkak se janë organizuar e bashkuar në sindikatë – një e drejtë e tyre kushtetuese.

Pasuritë nëntokësore të Shqipërisë janë pasuri publike. Shkeljet e të drejtave të minatorëve janë shkelje mbi të gjithë shqiptarët. I bëjmë thirrje qytetarëve të bashkohen në këtë protestë në solidaritet me minatorët e Bulqizës.

Problematikat në minierën e Bulqizës

Dosja.al ka raportuar hap pas hapi protestën e minatorëve, e cila ka nisur prej muajsh dhe vetëm në nëntor u krijua Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës, e themeluar nga disa të rinj. Vetëm pak ditë më pas, Elton Debreshi, u bë hashtag trend top 1 në Facebook pas shkarkimit të tij të beftë nga detyra si minator në Bulqizë për llogari të kompanisë ‘AlbChrome’. I riu, guxoi të bëhet kryetar i shoqatës që ka në fokus mbrojtjen e minatorëve përballë pronarëve, u përball me fuqinë e pushtetit 5 ditë pasi “çoi kokën”. Por minatorët e Bulqizës nuk u ndalën me kaq. Ata patën edhe mbështetjen e aktivistëve të Organizatës Politike, të cilët vetëm pak ditë më parë në qendrën tregtare TEG, zhvilluan një aksion simbolik kundër biznesmenit Samir Mane, ku shpërndanë fletushka të vogla. Vetë “AlbChrome”, në reagimin e saj u shpreh se protestat kanë në fokus përplasjen mes sindikatave, dhe se ata që janë në grevë, janë pakicë, që nuk përfaqësojnë minatorët. Më pas Sindikata e Minatorëve të Bashkuar në Bulqizë nëpërmjet një deklarate i bëri thirrje kompanisë që të kthejë në punë minatorët pasi edhe Inspektorati i Punës ka nisur hetimet. Deri më tani janë shkarkuar nga puna 4 minatorë, janë plagosur edhe dy tjerë por nuk janë marrë masa.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bulqize minatoret e bulqizes protesta e minatoreve bulqize minatoret e bulqizes protesta e minatoreve

Sondazh

Poll