Aktualitet

FOTO/ Shpërthimi i një bombole hap zjarr në një pikë shitjeje gazi në ‘Myslym Shyri’

25 Janar 2020, 15:49 Nga DOSJA
FOTO/ Shpërthimi i një bombole hap zjarr në një pikë

TIRANË- Një bombolë gazi ka shpërthyer sot në mesditë në një pikë shitjeje gazi në lagjen “Myslym Shyri” në kryeqytet. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të lënduar.  Paraprakisht raportohet vetëm për dëme materiale, ndërkohë që flakët kanë shkrumbuar pikën e shitjes.

Policia e Shtetit dhe shërbimi Zjarrfikës ndodhen në vendngjarje dhe po punohet për fikjen e flakëve.

Ende nuk ka informacion për rrethanat e shpërthimit, por paraprakisht dyshohet se shkaku i shpërthimit ka qenë rrjedhja e gazit në njërën prej bombolave që shiteshin në këtë pikë.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet shperthen bombola zjarr ne myslym shyri shperthen bombola zjarr ne myslym shyri

Sondazh

Poll