Aktualitet

Ndahet nga jeta në moshën 92-vjeçare biznesmeni shqiptar në SHBA, Van Christo

25 Janar 2020, 15:13 Nga DOSJA
Ndahet nga jeta në moshën 92-vjeçare biznesmeni shqiptar

SHBA– Ndahet nga jeta një ndër shqiptarët më të njohur në Amerikë, Van Christo. Christo u nda nga jeta në moshën 92-vjeçare, ndërkohë që lajmin për vdekjen e tij e jep studiuesi Gazmend Kapllani, i cili shkruan se Christo ishte një njeri i dashur që punoi për shqiptarët atje.  Kapllani thotë se Van Christo i përket atij brezi shqiptaro-amerikanësh që duhet të ruanin dhe kultivonin identitetin e tyre shqiptar në kushtet e nderprerjes se plotë të komunikimit me atdheun e origjinës, Shqipërinë.

Postimi i plotë i Gazmend Kapllanit:

Me shume hidherim mora vesh qe u nda nga jeta Z. Van Christo, nje nga lideret e komunitetit shqiptar ne Amerike dhe sidomos ne Boston dhe Massachussets. E kam njohur personalisht dhe ndjehem me fat per kete.

Van Christo i perket atij brezi shqiptaro-amerikanesh qe duhet te ruanin dhe kultivonin identitetin e tyre shqiptar ne kushtet e nderprerjes se plote te komunikimit me atdheun e origjines, Shqiperine. Paranoja komuniste e izoloi Shqiperine per 50 vjete, duke ushqyer nje armiqesi te papare per diasporen shqiptare, sidomos ate ne Amerike, duke mos u lejuar ketyre njerezve jo vetem ta vizitonin Shqiperine, por as te komunikonin me te afermit e tyre. Ajo eshte nje traume e rende qe ende e mbartin me vete shume Shqiptaro Amerikane qe i perkasin brezit te Van Kristos.

Van Christo ishte nje njeri poliedrik, biznesmen, piktor, dirigjent i orkestrave simfonike ne Boston. Por ajo qe i pelqente me shume ishte te drejtonte korin e kishes ortodokse shqiptare. Van Christo dhe bashkeshortja e tij, gazetare e shquar Amerikane, Jane Christo kane ndihmuar shume emigrante Shqiptare qe mberriten ne Amerike pas viteve ‘90. Personalitete te tilla duhet te mbeten te paharruar ne kujtimin tone. Te qofte dheu i lehte Van! Photo: Van Christo duke drejtuar korin e kishes ortodokse shqiptare ne Uster, MA.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet van christo vdes van christo van christo vdes van christo

Sondazh

Poll