Aktualitet

Murtaja te bagëtitë në Shqipëri, Ministria e Bujqësisë: 8 ferma të prekura në 6 vatra të ndryshme

Në njoftim thuhet se veterinerët janë në terren, duke kontrolluar fermat, tregjet dhe rrugët për të parandaluar lëvizjen e pakontrolluar të kafshëve.

16 Qershor 2025, 14:09 Nga M.B
Murtaja te bagëtitë në Shqipëri, Ministria e
Foto ilustruese

TIRANA- Ministria e Bujqëisë dhe Zhvillimit Rural bën me dije se Murtaja e Ruminantëve të Vegjël ka prekur 8 ferma, teksa theksojnë se janë 6 vatra në të gjithë territorin. Në njoftim thuhet se veterinerët janë në terren, duke kontrolluar fermat, tregjet dhe rrugët për të parandaluar lëvizjen e pakontrolluar të kafshëve. Ministria u bën thirrje fermerëve që të njoftojnë veterimerin e zonës nëse dyshojnë se bagëtitë e tyre janë të prekur nga kjo sëmundje.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural së bashku me institucionet e varësisë po zbaton masa të rrepta për të parandaluar përhapjen e Murtajës së Ruminantëve të Vegjël (PPR) në të gjithë vendin. Që prej datës 4 qershor 2025 Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë (AKVMB), kanë monitoruar gjithsej 1,673 ferma me 270,925 krerë të imta (dele dhe dhi).

Deri më tani, kanë rezultuar 8 ferma pozitive, në 6 vatra të ndryshme. Veterinerët zyrtarë janë në terren, duke kontrolluar fermat, tregjet dhe rrugët për të parandaluar lëvizjen e pakontrolluar të kafshëve. Fermerë, nëse vini re shenja të dyshimta tek kafshët, njoftoni menjëherë veterinerin e zonës tuaj!

Së bashku mbrojmë:

Shëndetin e kafshëve

Ekonominë blegtorale

Sigurinë ushqimore

murtaja te bagetite

Sondazh

Poll