Aktualitet

Në listën e 20 kriminelëve më të kërkuar në Evropë, Europol në kërkim të vrasësit të 27-vjeçarit shqiptar (EMRI)

Sipas policisë, trupi i pajetë u hodh në një kanal aty pranë dhe u mbulua me gjethe për të fshehur krimin. Trupi u zbulua vetëm katër ditë më vonë nga kalimtarët .

16 Qershor 2025, 12:27 Nga N.F
Në listën e 20 kriminelëve më të kërkuar në
Shpendi Malo

GJERMANI- Zyra Federale e Policisë Kriminale gjermane, BKA dhe Europoli janë në kërkim të 34-vjeçarit shqiptarë, Shpendi Malo. Malo është i dyshuar si autor i vrasjes së një 27-vjeçari shqiptar në shtator të vitit 2019 në Halle.

Malo e ka vrarë viktimën në një zonë të pyllëzuar në Halle. Viktima u ther për vdekje me thikë. Sipas policisë, trupi i pajetë u hodh në një kanal aty pranë dhe u mbulua me gjethe për të fshehur krimin. Trupi u zbulua vetëm katër ditë më vonë nga kalimtarët .

Autori u largua nga Gjermania menjëherë pas krimit dhe u vendos në listën ndërkombëtare të të kërkuarve. Ai rezulton të jetë në listën e Europolit të 20 kriminelëve më të kërkuar në Evropë.  Sipas Kryeprokurorit Publik Cernota, hetimi është ende duke u zhvilluar për vrasje të paqëllimshme. Megjithatë, kjo nuk përjashton mundësinë që vrasja të hetohet në një datë të mëvonshme. Deri më tani, nuk ka asnjë gjurmë të të kërkuarit. 

shpendi malo

Sondazh

Poll