Aktualitet

"Kam humbur sensin e jetës!" Nëna e Martin Canit: Familja e autorit s’na ka kërkuar falje, dua dënimin maksimal

Mes lotësh, ajo shprehu zhgënjimin për mungesën e faljes nga familja e autorit, ndërsa rrëfeu se nuk ka mundur të marrë pjesë në seancat gjyqësore, për shkak të peshës emocionale të situatës.

16 Qershor 2025, 12:56 Nga M.B

 

"Kam humbur sensin e jetës!" Nëna e Martin Canit: Familja e
Nëna

 

TIRANA- Nëna e 14-vjeçarit Martin Cani, Florina Cani, kërkon drejtësi dhe dënimin maksimal për autorin e ngjarjes. Në një intervistë për emisionin “Me zemër të hapur”, mes lotësh, ajo shprehu zhgënjimin për mungesën e faljes nga familja e autorit, ndërsa rrëfeu se nuk ka mundur të marrë pjesë në seancat gjyqësore, për shkak të peshës emocionale të situatës. Ajo rrëfeu gjithashtu se kur pa videon e momentit të ngjarjes u ndje shumë keq dhe nuk arriti ta shihte deri në fund. 

"Kam humbur sensin e jetës, jam mësuar me dhimbjen. Ne ja lëmë drejtësisë çështjen. Dua dënimin maksimal për autorin. Po të isha në vend të familjes së autorit, si familje do shkoja tek familja e tjetrit, do i thosha që kjo ndodhi, do kërkoja falje, kjo do ishte. Nuk kam marrë pjesë në seancë gjyqësore, sepse nuk e përballoj dot emocionalisht. Nuk kemi pasur falje nga familja e autorit. Kur pashë videon, u ndjeva shumë keq dhe nuk arrita ta shikoj deri në fund. Kur plaga hapet herë pas here, është shumë e fortë. Janë disa rregulla që duhet të zbatohen", tha nëna e 14-vjeçarit.

Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 nëntorit 2024 pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve që ka degraduar në përdorimin e thikës. Mario Përlleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare 'Fan Noli'. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj.

Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani. Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital.

I plagosur nga ky sherr ka mbetur edhe shoku i ngushtë i viktimës, Luis Meçja i cili nuk mësonte në të njëjtën shkollë me to, po stërviteshin në të njëtin klub futbolli. I plagosur mbeti edhe vetë autori, i cili mori dëmtime në dorë dhe u trajtua në spital privat për disa ditë pas ngjarjes së rëndë.

vrasja e martin canit

Sondazh

Poll