16 Qershor 2025, 12:17
Nga N.F
Foto
TIRANË- Një 37-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Tiranë. Arrestimi i tij ka ardhur pasi 37-vjeçari ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe po e kanoste atë me mjet prerës. Policia menjëherë ka ndërhyrë dhe e ka vënë në pranga.
I arrestuari është identifikuar me inicialet A.B. Ngjarja mësohet se është regjistruar ditën e djeshme në prani të fëmijës. Gjatë kontrollit në banesë u gjet një armë gjahu që 37-vjeçari e mbante pa leje. Arma e gjahut dhe mjeti prerës i dyshuar i përdorur për kanosjen u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i policisë:
DVP Tiranë/ Si rezultat i ndërhyrjes në kohë dhe i veprimeve profesionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, parandalohen ngjarje kriminale në një familje. Arrestohet në flagrancë një 37-vjeçar që ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e kanosi atë, me mjet prerës. Sekuestrohen 1 armë gjahu që e posedonte 37-vjeçari, në banesë, dhe mjeti prerës.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Pezë Helmes, një shtetas po ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe po e kanoste atë, me mjet prerës, kanë organizuar menjëherë punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale, dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe vënien e autorit të dyshuar përpara përgjegjësisë penale.
Si rezultat i veprimeve të shpejta është bërë neutralizimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B., 37 vjeç. Ky shtetas, ditën e djeshme, në banesë, dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka kanosur atë me mjet prerës, në prezencë të fëmijës së tyre.
Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën një armë gjahu që 37-vjeçari e mbante pa leje. Arma e gjahut dhe mjeti prerës i dyshuar i përdorur për kanosjen u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
dhune ne familje
Aktualitet
16 Qershor 2025, 12:05
Foto
TIRANË- Ngjarje e bukur teatrale. Komedia me humor verbuese dhe me një kast fantastik aktorësh në datat 17, 18, 19, 20 qersho...
Aktualitet
16 Qershor 2025, 12:07
M.B
Roven Zeka
TIRANA- Ish-shefi i Qarkullimit Rrugor në Tiranë, Roven Zeka, i arrestuar për korrupsion, raportohet se është...
Aktualitet
16 Qershor 2025, 11:57
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Loran Dushën, administratorin e inceneratorit të Fierit q&eu...
Aktualitet
16 Qershor 2025, 11:38
M.B
Foto ilustruese
KRUJË- Policia e Krujës dhe forcat e drejtorisë së Policisë Tiranë po zhvillojnë një aksion "b...
Aktualitet
16 Qershor 2025, 11:14
N.F
Foto
ITALI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e të shtunës ku një 19-vjeçar shqiptar ka hu...
Aktualitet
16 Qershor 2025, 11:11
M.B
Droga
SHKODRA- Një 34-vjeçar i identifikuar si Denis Gjini është arrestuar në Shkodër në kuadër të oper...
Aktualitet
16 Qershor 2025, 10:48
M.B
Foto ilustruese
VLORA- Një 46-vjeçar, drejtuesi i gomones është arrestuat në Vlorë pasi ditën e djeshme me mjetin e ti...
Aktualitet
16 Qershor 2025, 10:32
M.B
Foto ilustruese
DURRËS- 51-vjeçari i Skedilajt Xhametaj është arrestuar nga policia në Durrës lidhur me ngjarjen e dje...
Aktualitet
16 Qershor 2025, 10:11
M.B
Një ceremoni përkujtimore te varrezat në Mejë. Prill, 2021.
KOSOVA- Seanca fillestare për rastin e masakrës në Mejë...
Aktualitet
16 Qershor 2025, 09:57
N.F
Arrestimi
VLORË- Një 21-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Vlorë. Arrestimi i tij k...