Aktualitet

Zjarr te "Zgara Dragon" në "Komunën e Parisit" në Tiranë, tymi mbulon zonën

Sipas informacioneve paraprake një re e madhe tymi është ngritur në zonë.

16 Qershor 2025, 13:25 Nga M.B
Zjarr te "Zgara Dragon" në "Komunën e Parisit"
Foto nga vendi i ngjarjes

TIRANA- Një zjarr ka përfshirë subjektin Zgara Dragon te rrethi i Komunës së Parisit në Tiranë ditën e sotme. Sipas informacioneve paraprake një re e madhe tymi është ngritur në zonë.

Bëhet me dije se janë evakuuar punonjësit dhe fatmirësisht nuk raportohen të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

Gjithashtu mësohet se zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje ku dhe kanë neutralizuar flakët. Paraprakisht dyshohet se flakët kanë rënë në pjesën e kuzhinës gjatë momentit të gatimit në subjekt.

 

tirana

Sondazh

Poll