Aktualitet

Komedi, humor dhe me një kast fantastik aktorësh, nga data 17 deri më 20 qershor në Teatrin Kombëtar shfaqja "Çfarë pa kryeshërbëtorja"

Orton sjell pasionet, pritshmëritë romantike, fotot rozë, epshet e nxehta, rastet e shpërdorimit të pushtetit, thurjen e marrëdhënieve të çuditshme dhe komplekse të gjashtë njerëzve në një hiperrealitet, përmes një humori që e shoqëron shfaqjen gjatë gjithë kohës.

16 Qershor 2025, 12:05 Nga DOSJA
Komedi, humor dhe me një kast fantastik aktorësh, nga data 17 deri
Foto

TIRANË- Ngjarje e bukur teatrale. Komedia me humor verbuese dhe me një kast fantastik aktorësh në datat 17, 18, 19, 20 qershor më teatrin Kombëtar.

Një punonjës hoteli i përfshirë në intrigat skizofrenike të një psikiatri, me një
sekretare të zhveshur e të fshehur pas perdes së krevatit, zonjë elegante e mbytur në alkool dhe përqafime të paligjshme, profesor i psikiatrisë me fantazi surreale që prish rrjedhën e ngjarjeve dhe polici që hyn në hapësirën e tyre...

Dhe e gjithë kjo në një mjegull të krijuar nga puroja e Çurçillit... Orton sjell pasionet, pritshmëritë romantike, fotot rozë, epshet e nxehta, rastet e shpërdorimit të pushtetit, thurjen e marrëdhënieve të çuditshme dhe komplekse të gjashtë njerëzve në një hiperrealitet, përmes një humori që e shoqëron shfaqjen gjatë gjithë kohës.

Çfarë pa kryeshërbëtorja

Sondazh

Poll