16 Qershor 2025, 13:05
Nga M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ditën e nesërme do të nisë procesi i rinumërimit të votave. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë me dije se ky proces garantohet nga profesionalizmi i administratës së KQZ-së dhe transparenca ndaj publikut duke transmetuar direkt online çdo veprim të kryer.
Në procesin e rinumërimit përfshihen 2,323 kuti të votimit të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, përfshirë edhe 85 kuti të votimit nga jashtë vendit. Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, bëri të ditur se ky është një nga operacionet më të rëndësishme pas përfundimit të procesit të votimit dhe përfaqëson një angazhim të qartë për transparencë dhe integritet zgjedhor.
Lidhur me buxhetin e procesit bëhet me dije se 7.858.600 lekë do të shkojnë për sistemin e regjistrimit dhe transmetimit online të rezultateve; 8.480.000 lekë për infrastrukturën logjistike dhe 4.775.450 lekë për zarfe dhe materiale ndihmëse.
Postimi:
Procesi i rinumërimit nis nesër në datë 17 Qershor 2025
Vendimi i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka vënë në lëvizje KQZ dhe një nga operacionet më të rëndësishme zgjedhore pas votimit: rinumërimin e kutive të votimit. Ky proces garantohet nga profesionalizmi i administratës së KQZ-së dhe transparenca ndaj publikut duke transmetuar direkt online çdo veprim të kryer!
Çfarë përfshin rinumërimi
Në total, do të hapen 2.323 qendra votimi, përfshirë edhe 85 kutitë e votimit nga jashtë vendit.
Procesi zhvillohet nga 24 grupe numërimi, me 63 punonjës të administratës (48 numërues + 15 zëvendësues).
Rinumërimi realizohet në 24 tavolina, ku janë të pranishëm vëzhguestë autorizuar nga 3 subjektet ankimuese: Koalicioni PD-ASHM, PS dhe Partia Mundësia.
Ku po zhvillohet rinumërimi? I gjithë procesi realizohet në Pallatin e Sportit Farie Hoti në Tiranë dhe transmetohet live në rrjetet sociale të KQZ
Për cilat qarqe zhvillohet rinumërimi?
QARKU TIRANË
Të gjitha kutitë e votimit brenda vendit
18 KZAZ
1.282 qendra votimi
QARKU FIER
Të gjitha kutitë për subjektet dhe kandidatët
9 KZAZ
587 qendra votimi
QARKU DURRËS
Rinumërim i plotë për:
▪️ 111 QV të KZAZ nr. 21 dhe 22
▪️ 126 QV të listuara nga PD-ASHM
▪️ 60 QV të kërkuara nga PLL
Përfshirë edhe 85 kuti nga votimi jashtë vendit
Në total: 360 kuti për rinumërim (275 brenda vendit + 85 jashtë)
QARKU ELBASAN
94 QV të KZAZ nr. 45 dhe 52 (fletë votimi dhe materiale zgjedhore)
Transparencë edhe për buxhetin:
7.858.600 lekë për sistemin e regjistrimit dhe transmetimit online të rezultateve
8.480.000 lekë për infrastrukturën logjistike
4.775.450 lekë për zarfe dhe materiale ndihmëse
Procesi i rinumërimit është një tjetër dëshmi e përkushtimit të KQZ-së për zgjedhje transparente, të besueshme dhe gjithëpërfshirëse.
zgjedhjet
Politike
16 Qershor 2025, 11:36
N.F
Hasani
TIRANË- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani gjatë fjalës së tij hapëse të samiti...
Politike
16 Qershor 2025, 11:43
M.B
Igli Hasani
TIRANA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani mbajti fjalën hapëse sot në Ministerialin e Pro...
Politike
16 Qershor 2025, 10:39
N.F
Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së fundmi ka komentuar bojkotimin e votimit nga deputetët që mar...
Politike
16 Qershor 2025, 10:23
N.F
Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur së fundmi se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë...
Politike
16 Qershor 2025, 10:10
N.F
Berisha
TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha duhej të paraqitej ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme, në zbatim ...
Politike
16 Qershor 2025, 08:04
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Në Tiranë do të mbahet Ministeriali i Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore ...
Politike
16 Qershor 2025, 07:58
N.F
Foto
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në seancën e radhës. Raportohet se seanca do të nisë...
Politike
15 Qershor 2025, 20:26
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Një ministër i qeverisë Rama është zyrtarisht nën hetim. Deklarimi zyrtar eRdhi zyrtarisht nga P...
Politike
15 Qershor 2025, 20:18
M.B
Erion Veliaj
TIRANA- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj vijon me postimet në platformën në TikTok ku nuk mungojnë "mesazhet...
Politike
15 Qershor 2025, 16:08
E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, përmes një reagimi në rrjetet sociale ka theksuar se Irani dhe Izraeli duhet të b...