Politike

Ministri Hasani: Shqipëria rikonfirmon të drejtën e Izraelit për të mbrojtur popullsinë e saj nga kërcënimet! Palët të angazhohen për uljen e tensioneve

Hasani shprehur sheqetësimin në lidhje me tensionet mes Iranit dhe Izraelit teksa theksoi se përdorimi dhe zhvillimi i armëve bërthamore do të kishte pasoja katastrofike në rajon e botë.

16 Qershor 2025, 11:36 Nga N.F
Ministri Hasani: Shqipëria rikonfirmon të drejtën e Izraelit
Hasani

TIRANË- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani gjatë fjalës së tij hapëse të samitit SEECP foli në lidhje me tensionet e fundit në Lindjen e Mesme. Hasani shprehur sheqetësimin në lidhje me tensionet mes Iranit dhe Izraelit teksa theksoi se përdorimi dhe zhvillimi i armëve bërthamore do të kishte pasoja katastrofike në rajon e botë.

Ai shtoi se Shqipëria rikonfirmon të drejtën e Izraelit për të ruajtur sigurinë e vet dhe mbrojtur popullsinë e saj nga kërcënimet. Ministri i bëri thirrje Iranit që të ndalojë aktivitetin bërthamorë teksa u kërkoi palëve që të angazhohen në përpjekjet diplomatike për uljen e tensioneve.

"Ne jemi thellësisht të shqetesuar nga tensionet në Lindjen e Mesme sidomos përballjet e fundit mes Izraelit dhe Iranit. Paraqesin një rrezik serioz për stabilitenin më të gjerë rajonal, me pasoja global. Shqipëria rikonfirmon të drejtën e Izraelit për të ruajtur sigurinë e vet dhe mbrojtur popullsinë e saj nga kërcënimet e mirëfillta.

I bëjme thirrje Iranit të ndalojë aktivitetin e veta bërthamorë dhe të raketave balistike. Irani të veprojë në përputhje më traktatin e mos përhapjes së armëve bërthamorë. Përdorimi i zhvillimi i armëve bërthamore do të kishte pasoja katastrofike në rajon e përtej. Shqipëria u bën thirrje palëve të ushtrojnë përmbajtjen maksimale dhe të angazhohen seriozisht në përpjekjet diplomatike të synuara për uljen e tensioneve," tha ai.

 

hasani

Sondazh

Poll