Bota

Erdogan ‘u jep zemër’ familjeve të prekura: Kemi përjetuar tërmete edhe më të mëdha, dimë t’i kalojmë me durim

25 Janar 2020, 13:55 Nga DOSJA
Erdogan ‘u jep zemër’ familjeve të prekura: Kemi

TURQI- Presidenti turk Recep Tayip Erdogan ka inkurajuar popullin turk, duke thënë se në të kaluarën Turqia ka përjetuar tërmete edhe më të mëdha se ai i mbrëmshmi. Erdogan është shprehur se do të vazhdojnë kërkimet nën rrënoja dhe se askush nuk do të lihet jashtë.

Në të kaluarën ne kemi përjetuar shumë tërmete por ky popull ka ditur t’i kalojë me durim këto tërmete. Si shtet, si popull shpresoj se kemi bërë më të mundurën, do ta bëjmë edhe pas kësaj. Të gjitha punimet tona nën rrënoja do të vazhdojnë. Nëpërmjet TOKI në vend të rrënimeve nëpër fshatra dhe lagje do bëhen të gjitha ato që janë të nevojshme, nuk do lëmë askënd jashtë. Mos dëgjoni thashethemet, mos dëgjoni propagandën negative të askujt dhe dijeni se ne jemi shërbëtorët tuaj’, shprehet Erdogan.

Tërmeti i fuqishëm me magnitutë  6.8 që goditi Turqinë në provincën Elazig një ditë më parë, ka shkaktuar 22 viktima dhe 1015 persona të plagosur.  Deri më tani janë nxjerrë gjallë nga rrënojat 4 persona dhe gjithsej janë shembur 100 ndërtesa. Mediet vendase raportojnë se pas tërmetit të fortë u  regjistruan edhe 78 lëkundje të tjera të vogla me magnitudë nga  2.4 deri në  5.4. Këto të fundit kanë shkaktuar shumë panik në popull.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni earthquake in turkey presidenti recep tayyip erdogan termet ne turqi earthquake in turkey presidenti recep tayyip erdogan termet ne turqi

Sondazh

Poll