Bota

Kuronte të prekurit nga Koronavirusi, humb jetën mjeku kinez

25 Janar 2020, 11:32 Nga DOSJA
Kuronte të prekurit nga Koronavirusi, humb jetën mjeku kinez

KINË– Një mjek 62 vjeç në Kinë ka ndërruar jetë ndërkohë që ishte një nga kuruesit e të prekurve nga virusi i njohur tashmë si “koronavirusi”. Liang Wudong, doktor i vjetër, vdiq në qytetin Wuhan, nga ku ka dalë virusi. Ndërkohë që mediat rapotojnë se një doktor i dytë, Jiang Jijun gjithashtu vdiq nga një atak në zemër, pasi trajtoi disa pacientë me koronavirus.

Sipas autoriteteve kineze, konfirmohet se deri më tani janë shënuar 41 viktima, ndërsa 1300 të tjerë rezultojnë të prekur.

Shkaku i virusit mendohet se ka ardhur nga kafshët, konkretisht nga lakuriqët dhe gjarpërinjtë, ushqime këto mjaft të përhapura në Kinë.

Virusi po përhapet me shpejtësi të madhe dhe raportohet se janë prekur edhe nëntë vende të tjera si: Tajvan, Tajlandë, Korea e Jugut, Vietnam, Singapor, Arabia Saudite, Japoni, SHBA dhe Francë.

Burimi: The Guardian

(E.K;F.G/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota koronavirusi në kinë liang wudong koronavirusi në kinë liang wudong

Sondazh

Poll