Po raportonte live nga rrënojat e tërmetit, preket gazetarja në Turqi, s’i mban dot lotët para forcave të kërkim-shpëti
25 Janar 2020, 13:35Nga DOSJA
TURQI- Turqia u godit mbrëmjen e djeshme nga një tërmet shkatërrues, ku u shënuan 22 viktima deri më tani, si dhe qindra të plagosur. Kjo ngjarje e rëndë për shtetin turk, preku të gjithë njerëzit në mbarë rajonin, ku shtetet fqinje menjëherë shprehën u solidarizuan dhe shprehën ngushëllim për familjet e viktimave dhe të të plagosurve. Ndërsa ishte duke raportuar live në një prej godinave të shembura nga tërmeti, gazetarja e CNN turk, Fulya Oztürk nuk i ka mbajtur dot lotët. Gazetarja në fjalë është prekur, teksa forcat e kërkim-shpëtimit tentonin të nxirnin personin e 40 të gjallë nga rrënojat në Elazig, që ishte dhe epiqendra e tërmetit tragjik.
Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.8 që goditi Turqinë në provincën Elazignjë ditë më parë, ka shkaktuar 22 viktima dhe 1015 persona të plagosur. Deri më tani janë nxjerrë gjallë nga rrënojat 4 persona dhe gjithsej janë shembur 100 ndërtesa. Mediet vendase raportojnë se pas tërmetit të fortë u regjistruan edhe 78 lëkundje të tjera të vogla me magnitudë nga 2.4 deri në 5.4. Këto të fundit kanë shkaktuar shumë panik në popull.
(a.m/dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
GREQI- Sizmiologu grek, Gerasimos Chouliaras, ka mundur të parashikojë 12 orë përpara tërmetin që ka goditur mbrëmë Turqinë. Kjo, më së paku, është ajo që ai dh...
Turqi-Mbrëmjen e djeshme Turqia u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter në provincën e Elazig. Tërmeti ka shkaktuar 22 viktima dh...
KINË– Një mjek 62 vjeç në Kinë ka ndërruar jetë ndërkohë që ishte një nga kuruesit e të prekurve nga virusi i njohur tashmë si “koronavirusi”. Liang...
Turqi- Tërmeti tragjik në Turqi ka shkarkuar deri më taNi 21 viktima. Mirëpo një lajm i mirë nga vjen nga shtetit turk, pasi disa persona janë nxjerrë gjallë ng...
Turqi- Zia ka mbulur shtetin turk, pas tërmetit të fortë që goditi vendin një ditë më parë. Pamje tragjike vijnë nga Elazig në Turqi, ku deri më tani raportohen...
Turqi- Tërmeti me magnitudë 6.8 që goditi Turqinë në provincën Elazig një ditë më parë, rezultoi tragjik. Deri më tani raportohen për 21 jetë të humbura dhe mbi...
Turqi- Tërmeti i fuqishëm me magnitutë 6.8 që goditi Turqinë në provincën Elazig një ditë më parë, ka shkaktuar deri më tani 20 viktima. Ekipet e kërkim shpëti...
Turqi-Turqia u godit një ditë më parë nga një tërmet i fortë me magnitudë 6.8 i shkallës rihter. Lëkundet e forta të tërmetit u ndienë në provincën Elazig, dhe...
TURQI- Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter që goditi Turqinë në provincën Elazig një ditë më parë, ka shkaktuar 29 viktima dhe 1015 persona...