Bota

Saktësi e frikshme! E paralajmëroi 12 orë përpara, ja çfarë shkruante sizmiologu grek për tërmetin shkatërrimtar që go

25 Janar 2020, 12:14 Nga DOSJA
Saktësi e frikshme! E paralajmëroi 12 orë përpara, ja

GREQI- Sizmiologu grek, Gerasimos Chouliaras, ka mundur të parashikojë 12 orë përpara tërmetin që ka goditur mbrëmë Turqinë. Kjo, më së paku, është ajo që ai dhe ndjekësit e tij pretendojnë… Ja çfarë ka ndodhur… Dje në mëngjes, me orën greke 08:30, sizmiologu, kishte shkruar ne faqen e tij ne Facebook se ka një boshllëk sizmik që prej vitit 1970, që nga tërmeti i fundit prej 6.9 Rihter, ndaj duhej bërë kujdes. “Sipas metodës së Varotsos 2006, studiova statistikat e rrezikshmërisë sizmike aktuale, që tregojnë 86.7% rezik për lëkundje sizmike akoma më të fuqishme sesa tërmeti 5.6 rihter, të mërkurën në Izmir. Sepse ka një boshllëk sizmik nga viti 1970, kur kishim tërmetin e fundit 6.9 Rihter”.

Pak më vonë, ai hodhi në rrjetet sociale edhe zonat e prekura nga tërmeti, ndërkohë që shprehu keqardhjen që parashikimi i tij doli i saktë…  “Sinqerisht me vjen keq për viktimat e tërmetit. Edhe një herë do ta them atë që e them prej 30 vitesh që kam qenë në Gjeodinamikë. Ndërtesat po vrasin si në Shqipëri vitin e kaluar ashtu edhe në Turqi tani. Duket se varfëria po i sjell njerëzit në situata të mjerueshme që ata as nuk mund ta mbrojnë veten e tyre”.-shkroi ai. 

Tërmeti i fuqishëm me magnitutë  6.8 të shkallës Rihter  që goditi Turqinë në provincën Elazig një ditë më parë, ka shkaktuar 22 viktima dhe 1015 persona të plagosur. 

Deri më tani janë nxjerrë gjallë nga rrënojat 4 persona dhe gjithsej janë shembur 100 ndërtesa.  Mediet vendase raportojnë se pas tërmetit të fortë u  regjistruan edhe 78 lëkundje të tjera të vogla me magnitudë nga  2.4 deri në  5.4. Këto të fundit kanë shkaktuar shumë panik në popull. Raportohet  se dridhjet e tokës janë ndjerë në Irak, Siri, Liban dhe Izrael.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota earthquake in turkey gerasimos chouliaras sizmiologu grek termeti ne turqi earthquake in turkey gerasimos chouliaras sizmiologu grek termeti ne turqi

Sondazh

Poll