Bota

Tërmeti i fortë në Turqi/ Pamje gjatë lëkundjeve të forta sizmike, muret çahen në pak sekonda (VD)

25 Janar 2020, 06:47 Nga DOSJA
Tërmeti i fortë në Turqi/ Pamje gjatë lëkundjeve

Turqi- Tërmeti i fuqishëm me magnitutë  6.8 që goditi Turqinë në provincën Elazig një ditë më parë, ka shkaktuar deri më tani 20 viktima. Ekipet e kërkim shpëtimit janë në terren për të shpëtuar jetë, pasi raportohet se shumë persona kanë ngelur nën rrënoja.

Tërmeti ishte shumë i fortë dhe kjo duket qartë në videon e mëposhtme, pasi  brenda një banese lëviz çdo orendi. Vetëm në pak sekonda që u lëkund toka,  filluan të çaheshin muret e banesave dhe të thyeshin orendi.  Madje shumë banesa u shembën plotëisht. Qytetarët shfaqen në panik.

Tërmeti i fuqishëm me magnitutë  6.8 që goditi Turqinë në provincën Elazig një ditë më parë, ka shkaktuar 20 viktima dhe 1015 persona të plagosur.  Deri më tani janë nxjerrë gjallë nga rrënojat 4 persona.  Mediet vendase raportojnë se pas tërmetit të fortë u  regjistruan edhe 78 lëkundje të tjera të vogla me magnitudë nga  2.4 deri në  5.4. Këto të fundit kanë shkaktuar shumë panik në popull.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota earthquake in turkey termet ne turqi earthquake in turkey termet ne turqi

Sondazh

Poll