Bota

PAMJE TË RËNDA/ Ekipet e kërkim-shpëtimit me shpresën për ta nxjerrë gjallë, por e gjejnë banorin të pajetë mes gërm

25 Janar 2020, 07:51 Nga DOSJA
PAMJE TË RËNDA/ Ekipet e kërkim-shpëtimit me shpresën

Turqi- Tërmeti me magnitudë 6.8 që goditi Turqinë në provincën Elazig një ditë më parë, rezultoi tragjik. Deri më tani raportohen për 21 jetë të humbura dhe mbi 1000 persona të plagosur.

Në rrjet po qarkullojnë edhe video me pamje të rënda, ku shfaqen persona të pajetë nën rrënoja. Në videon e mëposhtme shfaqet një person i pajetë mes gërmadhave. Ekipet e kërkim-shpëtimit përpiqen ta nxjerrin gjallë viktimën nga gërmadhat por e shikojnë që ai është i pajetë. Shpresa e tyre për ta gjetur gjallë u shua.

Tërmeti i fuqishëm me magnitutë  6.8 që goditi Turqinë në provincën Elazig një ditë më parë, ka shkaktuar 21 viktima dhe 1015 persona të plagosur.  Deri më tani janë nxjerrë gjallë nga rrënojat 4 persona dhe gjithsej janë shembur 100 ndërtesa.  Mediet vendase raportojnë se pas tërmetit të fortë u  regjistruan edhe 78 lëkundje të tjera të vogla me magnitudë nga  2.4 deri në  5.4. Këto të fundit kanë shkaktuar shumë panik në popull.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota earthquake in turkey termet 6.8 tund turqine earthquake in turkey termet 6.8 tund turqine

Sondazh

Poll