Bota

Tërmeti tragjik në Turqi/ Shkon në 29 numri i viktimave, 1015 të plagosur, post-lëkundjet shkaktojnë panik në popull (VD)

25 Janar 2020, 06:10 Nga DOSJA
Tërmeti tragjik në Turqi/ Shkon në 29 numri i viktimave, 1015

TURQI- Tërmeti i fuqishëm me magnitudë  6.8 të shkallës Rihter  që goditi Turqinë në provincën Elazig një ditë më parë, ka shkaktuar 29 viktima dhe 1015 persona të plagosur.  Deri më tani janë nxjerrë gjallë nga rrënojat 4 persona dhe gjithsej janë shembur 100 ndërtesa.  Mediet vendase raportojnë se pas tërmetit të fortë u  regjistruan edhe 78 lëkundje të tjera të vogla me magnitudë nga  2.4 deri në  5.4. Këto të fundit kanë shkaktuar shumë panik në popull. Raportohet  se dridhjet e tokës janë ndjerë në Irak, Siri, Liban dhe Izrael.

Presidenti Rexhep Tayyp Erdogan ka reaguar menjëherë dhe u shpreh se shteti është pranë personave të prekur nga tërmeti. Nuk ka munguar edhe një reagim i kryeministit shqiptar Edi Ramës, i cili me anë të një postimi në Twitter,  iu lut Zoti që t’i japë forcë autoriteteve  turke që ta përballojnë tragjedinë. Ndërsa Presidenti Ilir Meta është shprehur se populli shqiptar është pranë Turqisë mike në këto ditë të vështira.

Turqia është ndër vendet më sizmike aktive në botë pasi ndodhet në disa linja aktive të pllakave tektonike. Pllaka tektonike më e rrezikshme është ajo që kalon Anadollit e Veriut, ku takohet me pllaka Anatoliane dhe Euroaziane. Një tërmët i fortë u shkaktua nga kjo pllakë vite më parë, ku u regjistrua dhe tëmreti më i rëndë për Turqinë.

Më shumë se 17,000 njerëz u vranë dhe mbi 43,000 u plagosën kur një tërmet me madhësi 7.4 tronditi rajonin Marmara për 37 sekonda në orët e para të 17 gushtit 1999, me epiqendrën e tij të vendosur në provincën Gölcük, rreth 75 kilometra në juglindje të Bosforit. Tre muaj më vonë, më 12 nëntor 1999, 845 njerëz u vranë dhe gati 5,000 u plagosën kur një tërmet me madhësi 7.0 goditi provincën Düzce, rreth 120 kilometra në veri-perëndim të Gölcük. Në shtator, një tërmet me madhësi 5.8 në Detin Marmara tronditi Stambollin dhe shkaktoi panik në të gjithë qytetin, duke plagosur 34 dhe duke dëmtuar 473 ndërtesa.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota earthquake in turkey termet 6.8 tund turqine termet ne turqi earthquake in turkey termet 6.8 tund turqine termet ne turqi

Sondazh

Poll