Sport

Mourinho në alarm për sulmues, duhen 20 mln euro për lojtarin shqiptar!

24 Janar 2020, 17:49 Nga DOSJA
Mourinho në alarm për sulmues, duhen 20 mln euro për lojtarin

Harry Kane është i dëmtuar dhe do t’i mungojë thuajse deri në fund të sezonit trajnerit Jose Mourinho. Kjo ka bërë që Tottenham të mendojë shpejt për një zgjidhje urgjente për sulmin.

Kane është lider i skuadrës dhe zëvendësimi i tij, sidomos në merkato janari, duket si mision i pamundur. Synimi numër 1 është Piatek i Milanit, por klubi kuqezi do minimumi 30 mln euro.

Atletico Madrid me trajnerin Simeone, ndërkohë, po monitoron polakun. Tottenham, duke parë këtë konkurencë, po mendon edhe planin B. Bëhet fjalë për shqiptarin Vedat Muriqi, të cilin Mou duket se e ka ndjekur me kujdes.

Klubi i Fenerbahces kërkon 20 milionë euro për sulmuesin e kombëtares së Kosovës. Ai është një lojtar i kalibrit të lartë dhe mund të përshtatet me vrullin tipik të Premier League.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport merkato muriqi tottenham merkato muriqi tottenham

Sondazh

Poll