Sport

Arsenali i bën “qokën” Barcelonës, i jep lojtarin më të rëndësishëm

24 Janar 2020, 17:39 Nga DOSJA
Arsenali i bën “qokën” Barcelonës, i jep lojtarin

Pierre-Emerick Aubameyang do të largohet nga Arsenali dhe destinacioni i tij i ardhshëm pritet të jetë Barcelona. Kapiteni i skuadrës londineze shihej si mision i pamundur për katalanasit, por gjërat kanë ndryshuar.

Drejtuesit e Arsenalit kanë kuptuar se mund të kenë më shumë përfitim nëse e shesin sulmuesin gabonez. Ofensiva londineze nuk do të ishte pa lojtarë, sepse atje luajnë yje si Pepe dhe Lacazzette. Largimi i ish-yllit të Dortmundit do t’i jepte krahë talentit Martinelli.

Trajneri i ri i Arsenalit, Mikel Arteta, po mundohet të nisë një cikël fitues dhe për këtë duhen kampionë. Aubameyang nuk e ndjen më fanellën e skuadrës, kështu që paratë me shitjen e tij do të siguronin një “senator” futbolli.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport arsenal aubameyang barcelona arsenal aubameyang barcelona

Sondazh

Poll