Aktualitet

FOTO/ Sot pritet ekstradimi i tij nga Dubai, ja kush është Dashnor Dumani, vëllai i Nuredin Dumanit

Ai gjithashtu rezulton i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe i akuzuar nga GjKKO-ja, për vrasje dhe për vjedhje me armë.

11 Qershor 2025, 11:36 Nga M.B
FOTO/ Sot pritet ekstradimi i tij nga Dubai, ja kush është Dashnor
Dashnor Dumani

TIRANA- Personi në foto është Dashnor Dumani, vëllai i të penduari të drejtësisë Nuredin Dumanit. Dashnor Dumani pritet që të ekstradohet ditën e sotme nga Dubai. Ai gjithashtu rezulton i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe i akuzuar nga GjKKO-ja, për vrasje dhe për vjedhje me armë. Po ashtu Dashnor Dumani ka qenë pjesë e Masakrës së Bradasheshit, ku u vranë 3 familjarë të Erion Alibej. 

Dashnor Dumani përmendet në dosjet e drejtësistë që nga data 18 janar i vitit 2015. Së bashku me 3 persona të tjerë u kap me “C4” në qytetin e Durrësit. Në pranga bashkë me të përfunduan: Febjus Dauti, lindur në Has dhe banues në Durrës; Asllan Plaku lindur dhe banues në Durrës dhe Bledar Plaku lindur dhe banues në Durrës. Atëherë u zbulua nga një bisedë telefonike që kishte bërë Dauti se do të shkonin që të vendosnin tritol me porosi.

Pasi kryenin porositë, grupi merrte paratë dhe më pas i ndanin me njëri-tjetrin. Shënjestrat nuk ishin domosdoshmërisht persona të caktuar, por edhe makina, komisariate policie dhe shtylla tensioni, apo ku do që të bëhet porosia. Në disa raste dilnin edhe nga zonat e tyre të influencës duke u futur edhe në Krujë e Fushë-Krujë. 

Më parë ai ishte dënuar në Franë "si shfrytëzues prostitucioni". Atje, kërkoi edhe azil me pretendimin se po ta kthenin në Shqipëri, do i rrezikohej jeta, por kërkesa nuk iu pranuar. Marrëdhënia me të vëllanë, sipas dosjeve hetimore, nuk ishte e zakonshme apo "e paqtë" pasi Nuredin Dumani ishte kthyer në një ndihmës të Erion Alibej në planin e tij për të marrë hak ndërsa Dashnor Dumani punonte për llogari të Çopjave me Talo Çelën. Megjithatë komunikimi mes dy vëllezërve nuk ka munguar duke përdorur aplikacionin “SkyECC”.

 

dashnor dumani

Sondazh

Poll