Aktualitet

Mbytet në Shkumbin 6-vjeçari, trupi i pajetë u gjet buzë lumit në lagjen ‘Çezmë’

Fillimisht ka qenë gjyshja e 6-vjeçarit që ka denoncuar në polici zhdukjen e nipit të saj.

11 Qershor 2025, 11:10 Nga I.A
Mbytet në Shkumbin 6-vjeçari, trupi i pajetë u gjet buzë
Foto Ilustruese

PEQIN- Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Peqin, ku një fëmijë i mitur është mbytur në lumin Shkumbin. Fillimisht ka qenë gjyshja e 6-vjeçarit që ka denoncuar në polici zhdukjen e nipit të saj. Pasi policia ka nisur kërkimet, kanë mundur që të gjejnë trupin e të miturit buzë lumit Shkumbin në lagjen Çezme.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 19:50 të datës 10.06.2025, ka njoftuar shtetasja D. A. se prej 3 orësh, kishte humbur nipi i saj 6-vjeçar. Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet për gjetjen e të miturit dhe rreth orës 21:30, kanë gjetur trupin e pajetë të tij, buzë lumit Shkumbin, konkretisht në lagjen “Çezme”.

Gjatë këqyrjes paraprake të trupit të të miturit, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga hetimet e deritanishme, dyshohet se ai është mbytur në lumë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, me qëllim vlerësimin juridik të rastit.

mbytet 6-vjeçari ne shkumbin

Sondazh

Poll