Aktualitet

Pjesëtarë të organizatave kriminale, pritet ekstradimi nga Dubai sot i dy të shumëkërkuarve

Policia bën me dije se dy personat janë të shumëkërkuar dhe pjesëtarë të organizatave kriminale.

11 Qershor 2025, 11:17 Nga M.B
Pjesëtarë të organizatave kriminale, pritet ekstradimi nga Dubai
Foto ilustruese

TIRANA- Dy të kërkuar nga drejtësia shqiptare do të ekstradohen sot nga Dubai. Policia bën me dije se dy personat janë të shumëkërkuar dhe pjesëtarë të organizatave kriminale.

Gjithashtu mësohet se bëhet fjalë për Dashnor Dumanin, (vëllai i Nuredin Dumanit) i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe i akuzuar nga GjKKO-ja, për vrasje dhe për vjedhje me armë si dhe Armir Stafa, i akuzuar nga GjKKO-ja, se ka pastruar paratë e një grupi kriminal në Elbasan.

Njoftimi: 

Si rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë me partnerët në Emiratet e Bashkuara Arabe, pritet që gjatë ditës së sotme, të finalizohen procedurat për ekstradimin nga Dubai, në Shqipëri, të shtetasve të shumëkërkuar, pjesëtarë të organizatave kriminale:

-D. D., i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe i akuzuar nga GjKKO-ja, për vrasje dhe për vjedhje me armë;

-A. S., i akuzuar nga GjKKO-ja, se ka pastruar paratë e një grupi kriminal në Elbasan.

Në lidhje me orën e mbërritjes, do të ketë një njoftim tjetër.

ekstradim

Sondazh

Poll