Aktualitet

DETAJE nga të shtënat me armë zjarri në “Ali Dem”/ Plagoset një 26-vjeçar, shpallen në kërkim katër të rinjë

Bëhet e ditur se katër të rinj me iniciale F. D., 36 vjeç, D. Zh., 25 vjeç, M. D., 27 vjeç dhe F. S., 27 vjeç, janë shpallur në kërkim pasi u konfliktuan fizikisht dhe me sende të forta me njëri-tjetrin rreth orës 23:00.

11 Qershor 2025, 10:50 Nga E. D
DETAJE nga të shtënat me armë zjarri në “Ali
foto ilustruese

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e së martës në zonën e Ali Demit ku jashtë lokali pati të shtëna me armë zjarri në ajër. Bëhet e ditur se katër të rinj me iniciale F. D., 36 vjeç, D. Zh., 25 vjeç, M. D., 27 vjeç dhe F. S., 27 vjeç, janë shpallur në kërkim pasi u konfliktuan fizikisht dhe me sende të forta me njëri-tjetrin rreth orës 23:00.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se gjatë konfiktit është qëlluar me armë zjarri në ajër. Ndërkohë si pasojë e sherrit ka mbetur i dëmtuar 26-vjeçari me iniciale G. K. Gjithashtu gjatë kryerjes së vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 1 shkop bejsbolli, 2 gëzhoja, 1 automjet dhe 3 celularë.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 shpallën në kërkim shtetasit F. D., 36 vjeç, D. Zh., 25 vjeç, M. D., 27 vjeç dhe F. S., 27 vjeç, pasi mbrëmë, rreth orës 23:00, në rrugën “Ali Demi”, dyshohet se janë konfliktuar fizikisht dhe me sende të forta, me njëri-tjetrin. Si pasojë është dëmtuar shtetasi G. K., 26 vjeç (i dyshuar i përfshirë në konflikt), i cili mori ndihmën mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Me 26-vjeçarin do të kryhen veprime procedurale në vijim, pasi ka deklaruar të dhëna kontradiktore për ngjarjen. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se gjatë konfiktit është qëlluar me armë zjarri në ajër. Gjatë kryerjes së vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 1 shkop bejsbolli, 2 gëzhoja, 1 automjet dhe 3 celularë. Vijon puna për kapjen e shtetasve në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

policia e tiranes

Sondazh

Poll