Aktualitet

Shisnin doza kanabisi në formë çokollate, arrestohen 3 persona në Shëngjin, mes tyre 2 nga Kosova dhe një francez

Gjithashtu mësohet se gjatë kontrollit fizik, 3 personave të arrestuar iu gjetën doza të lëndëve narkotike.

11 Qershor 2025, 09:51 Nga M.B
Shisnin doza kanabisi në formë çokollate, arrestohen 3 persona
Droga

SHËNGJIN- 3 persona janë arrestuar në Shëngjin dhe një i katërt është shpallur në kërkim pasi dyshohet se shitnin doza të lëndëve të ndryshme narkotike në zonat turistike. Policia bën me dije se nga këta 4 persona, 3 janë nga Kosova dhe njëri nga Franca. Gjithashtu mësohet se gjatë kontrollit fizik, 3 personave të arrestuar iu gjetën doza të lëndëve narkotike. Ndërkohë vijon puna për kapjen e personit të shpallur në kërkim dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Njoftimi:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kamuflimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza. Identifikohen 4 shtetas që shitnin doza të lëndëve të ndryshme narkotike, në zonat e frekuentuara nga pushuesit, në Shëngjin. Kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 3 prej tyre, punohet për kapjen e tjetrit.

Sekuestrohen doza kokaine dhe kanabisi, kanabis në trajtë çokollate, MDMA, ekstazi, kërpudha haluçinogjene, 1 automjet dhe 3 celularë që dyshohet se përdoreshin për këtë veprimtari kriminale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i hetimeve intensive të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, organizuan dhe finalizuan në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, operacionin policor të koduar “Kamuflimi”. Si rezultat i operacionit:

– u arrestuan në flagrancë shtetasit kosovarë A. G., 21 vjeç, E. T., 28 vjeç, të dy banues në Kosovë, dhe shtetasi francez S. B., 43 vjeç, banues në Francë;

-u shpall në kërkim shtetasi kosovar A. G., 30 vjeç, banues në Kosovë.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shitnin doza të lëndëve të ndryshme narkotike në zonat turistike të Shëngjinit. Gjatë kontrollit fizik, 3 shtetasve të arrestuar iu gjetën doza të lëndëve narkotike.

Nga këqyrja e celularëve të sekuestruar, u gjetën komunikime të këtyre shtetasve për organizimin e kësaj veprimtarie kriminale. Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.

shengjin

Sondazh

Poll