Sport

De Biazi i thotë të gjitha: Refuzova një skuadër të Serisë A, Shqipërinë e bëra të ëndërrojë me sy hapur!

24 Janar 2020, 17:37 Nga DOSJA
De Biazi i thotë të gjitha: Refuzova një skuadër të

ITALI- Trajneri Gianni De Biasi do të jetë trajneri më i ri i Iranit dhe për këtë nuk ka më asnjë dyshim. Në 5 vjet e gjysmë ishte trajneri i Kombëtares shqiptare, ndërsa tani pritet të marrë një tjetër aventurë në nivel kombëtaresh. Në një intervistë për “Italia Sera” De Biasi tregon nga përvoja si trajner i Shqipërisë e deri në momentin ku jemi.

Sa ka mbetur për të nënshkruar me Iranin?

Tani kanë mbetur vetëm detajet e fundit, por derisa të nënshkruhet përfundimisht nuk mund ta japim si fakt të kryer.

Nëse do të ndodhë që do drejtosh Iranin do të ishte përvoja e tij e dytë si trajner pas asaj që ishte në stolin e Shqipërisë. Çfarë kujtimesh keni nga ai udhëtim triumfues që arriti kulmin në kualifikimin evropian?

Kanë kaluar 5 vjet e gjysmë intensive, në të cilën ka pasur një dëshirë të madhe .  Ne arritëm një qëllim të papritur. Unë gjithmonë i kushtoja një përkushtim të madh punës.isha i bindur që në fund rezultatet do të vinin me një metodologji të caktuar dhe duke i bërë djemtë të ëndërrojnë me sy hapur.  Në fund të fundit, ai synim që dukej i pamundur për shumicën e njerëzve u arrit.

Sa afër keni qenë për tu rikthyer në Serie A?

Shumë, sidomos në një ekip, pata mundësinë të shkoja atje, por unë refuzova. Për respektin që kam ndaj trajnerit që po e drejton skuadrën, unë nuk them atë që është tani.

Kujtimi më i mirë i karrierës deri më tani?

Kam shumë, kualifikimi për Kampionatin Evropian me Shqipërinë është një nga këto pa dyshim sepse kemi arritur të sjellim ekipin kombëtar aty,ku as më optimistët e tifozëve nuk do të kishin shpresuar.  Tjetri ishte ndërtimi i një skuadre si Modena që filloi nga C dhe arriti në A dhe vazhdoi të fitojë kundër Romës.  Pastaj është Torino, kur nuk mundëm dot të bënim merkato,  ndërtova një skuadër ku arrita ta çoja ekipin në vendet e para.

(E.Ç. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport gianni de biasi rrefehet de biasi trajneri i iranit gianni de biasi rrefehet de biasi trajneri i iranit

Sondazh

Poll