10 Qershor 2025, 11:53
Nga M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ministria e Arsimit ka reaguar pasi teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë qarkulloi në rrjete sociale pas 20 minutash pas nisjes së provimit. Në një reagim të shpërndarë në rrjetet sociale, Ministria thotë se publikimi i tezës nuk cënon procesin, ndërsa provimi po zhvillohet me standardet e sigurisë. Gjithashtu në njoftim thuhet se institucionet arsimore, në bashkëpunim me MAS-in, mbeten të angazhuara për të ofruar një proces të drejtë, të barabartë dhe transparent për çdo maturant.
Njoftimi i plotë:
Ministria e Arsimit dhe Sportit garanton se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar mbarëvajtjen e procesit të provimeve dhe për të ruajtur integritetin e tij të plotë. Publikimi i tezës së provimit të lëndës Gjuhë shqipe dhe Letërsi, pas fillimit të procesit të testimit nuk e cënon aspak ecurinë dhe besueshmërinë e procesit të provimit të Maturës Shtetërore.
Rreth 27 mijë maturantë, në 145 qendra provimi në të gjithë vendin, po zhvillojnë provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë në kushte të qeta dhe në përputhje me të gjitha standardet e sigurisë të parashikuara në rregulloren e Maturës.
Institucionet arsimore, në bashkëpunim me MAS-in, mbeten të angazhuara për të ofruar një proces të drejtë, të barabartë dhe transparent për çdo maturant.
ministria e arsimit
Politike
10 Qershor 2025, 11:49
sali berisha
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha teksa po iu përgjigjej pyetjeve të gazetarëve tha sot se shenjtëria e gruas n...
Politike
10 Qershor 2025, 11:24
r.ll
sali berisha
TIRANË- Lideri i PD-së, Sali Berisha tha se gjyqtarja Irena Gjoka e cila sipas tij e ka CV-në plot me vepra të rënda ...
Politike
10 Qershor 2025, 11:11
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se Këshilli i Lartë Gjyqësor ka gënjyer kur ka dekl...
Politike
10 Qershor 2025, 11:07
r.ll
berisha
TIRANË-Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha sot se arratisja e Xhevdet Troplinit, ishte e planifikuar. Ai tha se për këtë ar...
Politike
10 Qershor 2025, 10:55
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku ishte ...
Politike
10 Qershor 2025, 10:06
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posa&cc...
Politike
10 Qershor 2025, 10:00
r.ll
kuvendi
TIRANË- Ceremonia e hapjes së Sesionit të XII-të Plenar të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashk&eum...
Politike
10 Qershor 2025, 09:56
M.B
Igli Hasani
TIRANA– Në kuadër të Presidencës të Shqipërisë të Procesit të Bashkëpunimit pë...
Politike
10 Qershor 2025, 09:37
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se qeveria po punon me bashkinë e Tiranës për lirimin e hapësirave që sip...
Politike
10 Qershor 2025, 09:14
r.ll
edi ram
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha sot se Tirana ka disa kinema dhe ka teatër, ndërsa njoftoi se po ndërtohet edhe një gale...