Politike

Berisha: Irena Gjoka që ka në CV një seri veprash penale të rënda, e konsideron fyerje pse i bëra një pyetje publike

Berisha tha se me urdhër të kryeministrit Edi Rama dhe kreut të SPAK, Altin Dumani, Gjoka depozitoi kallëzim kundër tij. 

10 Qershor 2025, 11:24 Nga r.ll
Berisha: Irena Gjoka që ka në CV një seri veprash penale të
sali berisha

TIRANË- Lideri i PD-së, Sali Berisha tha se gjyqtarja Irena Gjoka e cila sipas tij e ka CV-në plot me vepra të rënda penale e konsideron fyerje një pyetje publike që ai i ka bërë. Berisha tha se me urdhër të kryeministrit Edi Rama dhe kreut të SPAK, Altin Dumani, Gjoka depozitoi kallëzim kundër tij. 

"Pra, Irena Gjoka, e cila ka në CV-në e saj një seri veprash penale të rënda, një mashtruese ordinere, një gënjeshtare në formularin e dekriminalizimit, një gjykatëse që duhej të shkonte në burg dhe jo në gjykatë, për shkak se është e dënuar me burg, ndjehet e fyer pse unë i bëj një pyetje publike. Nuk është kjo çështje se Irena dhe Dumani janë si tenxherja dhe kapaku.
Janë si binjakë siamezë në moral dhe çdo gjë. Por këtu është problemi i një sistemi të ngritur nga Edi Rama dhe të keqpërdorur në shkallën me ekstreme. E kuptoni ju edhe njëherë, Irena me 5 mbiemra, me dënime, me dëbime, e mashtrime, delinkuente, konsideron fyerje pyetjen që i unë i bëj. Me urdhër të Edi Ramës dhe Altin Troplinit, ajo bën kallëzim ndaj meje. Tani, ky është sistemi.", tha Berisha.

sali berisha irena gjoka altin dumani edi rama spak

Sondazh

Poll